Përceptimi i moralit të diktaturës komuniste përmes çfaqjes në TV të filmave shqiptarë të prodhuem para vitit 1990 – nga Filip Guraziu

Filip Guraziu

Filip Guraziu

Perceptimi i moralit të diktaturës komuniste përmes

çfaqjes në TV të filmave shqiptarë të prodhuem para vitit 1990.

nga Filip Guraziu

“Njeriu” përban elementin ma të randësishëm të platformës së zhvillimit të nji shoqnie. Mundesh me investue shuma të mëdhaja për zhvillimin e nji vendi, por çdo gja mbrapa nuk ka me funksionue si duhet nëqoftëse “njeriu” që i shfrytëzon dhe i përdoron ato vepra nuk do të jetë i edukuem si duhet, kjo, jo vetem në aspektin tekniko-profesional, por kryesisht në aspektin moral dhe human.
Nuk asht rastësi që diktaturat kudo në botë vëmendjen ma të madhe të propagandës së tyne ia patën kushtuare edukimit të brezit të ri. Me vëmendje të veçantë, trajtohet edhe sot sektori edukimit në shtetet demokratike të botës. Eksperiencat në kët drejtim na bëjnë me kuptue se shoqnia shqiptare nuk mundet me qenë e shëndetshme dhe e sigurt në zhvillimin e përparimin e saj, nëqoftëse ‘sektori i edukimit’ me fushë veprimi edukimin e brezit të ri nuk ka si udhërrëfyes nji strategji të mirëmendueme që bazohet në normat morale bashkëkohore të kushtëzueme prej së ardhmes europiane të Shqipnisë.
Shqiptarët e “përmbysën komunizmin” së bashku me propogandën imorale të asaj diktature, atë të “luftës së klasave” që ushqente urrejtjen klasore për këdo që mendonte ndryshe. Sot në demokraci, edhe mbas 25 vjetëve, në shumë media televizive çfaqen ditë e natë filma të prodhuem para vitit 1990, ku të rijtë e lemë në demokraci, shohin e mësojnë, pra edukohen me urrejtjen për “imoralitetin e antishqiptarizmin e klerikëve, tradhëtinë e intelektualëve nacionalistë e poshtërsinë e klasës borgjeze si dhe për këdo që mendonte ndryshe…”
Propagandë tipike e moralit të diktaturës komuniste gja që çorienton formimin e brezit të ri tue i goditë qelizën vitale të karakterit, ndërgjegjen.
.
Kinostudio "Shqipëria e Re"

Kinostudio “Shqipëria e Re”

Personalisht vlerësoj punën artistike (pavarësisht moralit politik të asaj kohe) që ka ba në vite “Kinostudio “Shqipëria e re”, por e çoj zanin për me ba thirrje që institucionet përgjegjëse të edukimit e ato të kontrollit të mediave vizive në nivel shtetnor të reagojnë për me kontrollue situatën tue ba seleksionimin e filmave që transmetohen. Për krahasim, a mund të ndodhë që të çfaqen sot në Tv. gjermane ose italiane filma që propagandojnë moralin e diktaturave naziste apo fashiste? No comment!
Me keqardhje duhet me pranue se organizimi e drejtimi institucional- shtetnor shqiptar i sektorit të edukimit ende paraqitet tepër i mangët, pa strategji veprimi, për mos me thanë që asht inegzistent. Indiferenca shtetnore për strategjinë e edukimit të brezit të ri vështirëson deri në pengesë rrugën e shqiptarve drejt Europës.
.
Marrë nga Muri i Fb i Filip Guraziut, 6 prill 2020

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook