Për me kenë Vagabond i mirë… nga Dom Lazër Shantoja

Lazër Shantoja (foto Marubi)

Lazër Shantoja (foto Marubi)

Për me kenë Vagabond i mirë…

nga Dom Lazër Shantoja

Nji shkrim i shkruem dje (75 vjet ma parë!!)
prej Dom Lazër Shantojës
por me siguri që i vlen edhe së sotmes,
po edhe ma e sigurt asht se ka me i vyejtë
edhe atyne që do të vijnë nesër…j.r.

Për me kenë Vagabond i mirë lypset:

1.Mos me pasë tjetër zanatë…

2.M’u quejtë atdhetar i flakët e me i diftue gjithkujt se e ka ba aj Shqypninë.

3.Mos me ndejtë kurrë pa punë, d.m.th. pa rrogë, nën çfardo sundimi.

4.M’u ba me mà të fortin.

5.Me vue në gojë Klerin, e përgjithsisht me mohue besimet.

6.Me përçapë shumë gjuhë të hueja, e me folë me fjalë ekzotike.

7.Me pasë maninë m’u ba deputet o ministër, o mà…

8.Me folë mbi gjithçkafen, e mos me dijtë kurrgjà…

9.Me dijtë me luejtë poker…

.

Vagabondi i Shantojës (arkivi B. çoba)

Vagabondi i Shantojës (arkivi B. çoba)

10.M’u veshë elegant; me këmisha (dersa të jetë e mundun) edhe me te lindta te mëndafshta.

11.Me e kalue të shumtën e motit ndër dhena të hueja, tuj ju shitë hallkut për konta, barona, princa…

12.Mos me mbarue kurrnji shkollë si duhet, e me kthye në Shqipni me titullin “Profesor” (Titull i blemë për 500 korona o aty pari…)

13.Me kenë i shkruem në shoqni të Masonisë…

14.M’u rrahë, m’u burgosë e me u mërgue për shërbime të bamuna Atdheut të dashtun…

V.o. - Kush i ka këto 14 pikë, mundet m’u njehë Vagabond me fe! Për me hi në kategori të Vagabondizmit, nuk lypsen të tana këto 14 pika, ndonëse ma të shumtën e herës vagabondave tonë nuk u mungon asnji, përpos atyne pikave qi kena harrue t’i shënojmë…
(Nga rubrika “Ora ndër valle”)
(Y. – Pseudonim i Dom Lazër Shantojës)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook