Për ku udhëton sistemi arsimor Shqiptar?! – nga Prof. Romeo Gurakuqi

Ministria e Arsimit Kombetar 1941

Ministria e Arsimit Kombetar 1941

Për ku udhëton sistemi arsimor Shqiptar?!*

nga Prof. Romeo Gurakuqi

Foto e mësipërme është me miset e Arsimit Kombëtar Shqiptar në vitin 1941.
Janë të njejtët që drejtuan dhe administruan sistemin edhe në tre dhjetëvjeçaret pararendës të jetës së pavarur shtetërore. Ata që shërbyen për përhapjen e arsimit shqip në “Tokat e Lirueme”.
Arsimitarë profesionistë, jo politikë, patriotë dhe të ndershëm.
Ishte koha kur paraja publike për arsimimin e brezi të ri përdorej me racionalitet dhe me efektshmëri.
Eksperimentet dhe aventurat me çeshtjen e formimit të brezit të ri të shqiptarëve, ishin të përjashtuara nga metodat e punës dhe të programimit…
.
Shkolla e Dakos - Instituti Kiriaz - Kamëz

Shkolla e Dakos – Instituti Kiriaz – Kamëz

***

Dhe le të vijmë në vitin 2018: në mënyrë të heshtur, gradualisht dhe tinzisht, i gjithë sistemi arsimor shqiptar është vendosur nën drejtimin politik komunist: Sot, të jesh drejtues në sistem, drejtues projektesh për përmirësimin e sistemit etj., nga Veriu në Jug të vendit, kusht i domosdoshëm është ndërlidhja militante, personale ose familjare, e dikurshme ose e sotme, me strukturat e ish-PPSH, PSSH, ish-MPB, ish-MMP.
Shtesat në legjislacion të realizuara për sistemin arsimor parauniversitar në muajin korrik, synojnë pikërisht çimentimin e drejtimit komunist të Arsimit Kombëtar në vitin 2018, vit në të cilin, 9000 maturantë u larguan nga vendi për shkak të mungesës së besueshmërisë të sistemit universitar shqiptar, të goditur nga deformuesit e reformës.
Miliona dhe miliarda lekë të përdorura me një kriter të vetëm: gjetjen e mënyrës për zhvatje individuale të parave publike. Deri tani MASR nuk ka bërë asnjë investigim ose sondazh mbi rritjen e pasurisë së punonjësve të vet në periudhën 2013-2018.
E fundit nga të gjitha mënyrat e grabitjes së parave të destinuara për sistemin arsimor shqiptar: Shkolla e Drejtorëve: 2.9 Milion USD, të fondit Shqiptaro-Amerikan do të shkojnë për konsolidimin e drejtimit komunist të sistemit arsimor parauniversitar shqiptar, në vend që të investoheshin për terrene sportive, laboratore mësimore dhe biblioteka.
*Titulli redaksional Radiandradi.com
.
Marrë nga muri i fb. i Prof. Romeo Gurakuqi, 14 gusht 2018
 
 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook