back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Për çmimin ndaj Haxhinjve të Diktaturës – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Haxhiu dekoron Kadriun...
Haxhiu dekoron Kadriun…

Për çmimin ndaj Haxhinjve të Diktaturës*

nga Adriatik Riza Dosti

Tre kanë qenë, të paktën sipas historiografisë komuniste, figurat që kishin më shumë popullaritet gjatë viteve të së ashtuquajturës luftë N-CL, në periudhën 1941-’44… Hysni Kapo në Labëri e në Jug të vendit… Myslim Peza në Shqipërinë e Mesme dhe Haxhi Lleshi në Veri të Shqipërisë… por kini parasysh një gjë ama: injorancën e madhe dhe pa diturinë që mbizotëronte në ato vite sidomos në pjesën dërrmuese të fshatarësisë shqiptare, e cila me shumicë ju shkoi pas komunistëve shqiptare…
Me kalimin e kohës, e pasi ç’nuk bënë për ta bërë për vete popullin, pothuajse një shumicë injorante e analfabete në atë kohë, e që për profesion të nderuar kishin atë të bujkut apo të bariut… apo edhe të kaçakut dhe spiunit… me dhe pa para!! Sikur e popullarizuan disi edhe Enver Hoxhën, edhe pse s’e shkrepi një pushkë gjatë luftës! Mehmet Shehu, njihej për stilin dhe tipin e tij tipik terrorist… dhe Shefqet Peçi që kishte të ndërthurur në mënyrën më të frikshme injorancën me kriminalitetin…
Mbas lufte, të gjithë këta ishin në kupolën e shtetit komunist shqiptar, për vite me radhë ashtu sikurse edhe në luftë… nuk hoqën dorë as në kohë paqeje, duke i vrarë, torturuar, burgosur, internuar dhe masakruar shqiptarët e gjorë, sa më s’thuhet e as tregohet dot…
 
Vetes i thuren lavde, heroizma e ditirambe… e sigurisht edhe për vete, për familjet dhe familjarët e tyre ndërtuan një jetë komode e luksi, për atë kohë ku shqiptarët e shkretë ngryseshin e gdhiheshin nëpër radhat torturuese dhe ushqeheshin me tollona…
Me ardhjen e Demokracisë ose me saktë me të ashtuquajturën periudhë post-komuniste… të sipërpërmendurve, po edhe shumë drejtuesve të lartë të shtetit komunisto-diktatorial dhe byroistëve, ju hoqën titujt, nderet, privilegjet dhe dekoratat por… vetëm kaq!!
…Ja tek po i ringjallin sërish sot Rilindasit e PS-istët e Ramës me shokë… Ja tek po i rivënë sërish nëpër piedestale “Heronjtë e djeshëm” nipërit dhe mbesat e tyre, që sot në Shqipëri kanë sërish pushtetin, madje janë edhe një hap përpara baballarëve e gjyshërve të tyre sepse nuk kanë në dorë vetëm pushtetin politik, por edhe atë financiar, pra janë më të fortë se kurrë… sepse të tillë i bëmë ne që ju gëzuam rrëzimit të djeshëm të busteve të tyre dhe lamë pas, e harruam se poshtë busteve ishte e fshehur tufa e Gjarpërinjve, Nepërkave, Ujqërve, Çakejve e Hijenave të të njejtit gjak, e cila sot do të na helmonte e kafshonte kaq egërsisht si kurrë më parë…
.
Haxhiu dhe Mehmeti
Haxhiu dhe Mehmeti
Para pak kohësh në festën e klubit sportiv “Partizani”… në Pallatin e Kongreseve dhe në mes të Tiranës iu shpalos banderola gjigande me portretin e Gjeneralit famëkeq komunist: Petrit Dume…
Më pas Fatos Klosi, Idajet Beqiri, Kastriot Islami, etj kërkuan që krimineli Mehmet Shehu të shpallej Qytetar Nderi i Mallakastrës dhe Busti i tij të vihej në qendër të qytetit të Ballshit!
Pothuaj të njejtën gjë kërkuan vlonjatët për Hysni Kapon e tyre…
Një vit më parë në Maliq të Korçës u përurua Busti i një tjetër krimineli të kohës së diktaturës …krushkut të Enver Hoxhës: Teki Kolanecit, i cili njërin djalë e kishte dhëndër të Enverit e tjetrin kryesadist të organeve të Sigurimit të Shtetit…!
Në Pezë ende qëndron aty ku ka qenë Babe Myslimi kaçaku komunist që deri sa ishte gjallë paguhej edhe nga qeveria komuniste e Hoxhës po edhe nga shteti serb i Titos me shokë…
Dhe ja, së fundi edhe Dibra “s’mbetet mbas shoqeve te veta”, vendos ta shpallë Qytetar Nderi kriminelin Haxhi Lleshi, njeriun që leu duart me gjak shqiptarësh të pafajshëm si gjatë luftës ashtu edhe pas saj e aq më shumë që ndenji në krye të pushtetit të Diktatorit për më shumë se 36 vjet, më gjatë se gjithë të tjerët…(përjashto Dajën e Edi Ramës, Spiro Kolekën që lindi zogist… i shërbeu Zogut dhe Mbretërisë… dhe më pas e shkoi jetën si jo më mirë si komunist dhe ndër më të besuarit e komunizmit dhe të vetë Diktatorit!)
 
Fantazmat e frikëshme të komunizmit e të neodiktaturës po ngjallen furishëm dita-ditës! Përfaqësuesit e tyre të djeshëm e të sotëm që po i ringjallin e promovojnë ato i keni aty mes jush e kudo: në krye të Shtetit, të Qeverisë, të Parlamentit, etj etj…
Kujtoni gjuhën dhe kërcënimet publike që i bënë me jetë Agron Tufës kreut të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri… si dhe familjes së tij, envero-komunistët e tërbuar si deputeti Spartak Braho, ish ambasadorët Vukaj dhe Tarifa, ish ministri dhe doktori i diktatorit Sabit Brokaj dhe ish Ministri e Deputeti i kohës së kominizem-diktaturës Osman Murati… dhe çdo lloj komenti tjetër do të ishte më se i tepërt…!!
Tradhëtarët e kriminelët përbindesha të së djeshmes po ringjiten sërish në piedestale heronjsh… Komunistët gjakatarë i keni sot në kupolën e shtet-qeverisë suaj… Fantazma e rikrijimit të ish Jugosllavisë po ju troket në derë… Turqit anadollakë i keni mes sheshit e midis Tiranës… Grekët po kanë kohë që doni a s’doni ju, ua kanë marrë Jugun e Shqipërisë qoftë edhe përmes varrezave të ushtarëve të tyre të vrarë në luftën kundër italianëve …
Vazhdoni e flini… rrini nëpër kafenera e përgojoni gjithë dynjanë, blini edhe ndonje biletë telebingoje…
Ndoshta kini fatin me vete… OK!!
.
*Titulli redaksional radiandradi.com
.
Marre nga Muri i Adriatik R. Dostit, 25 dhjetor 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.