back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Për çdo pemë tek Liqeni nga Veliaj, një grataçel në zemër të Tiranës – nga Aleks Kapllaj

Gazeta

"Mbjellësit" e pemëve
“Mbjellësit” e pemëve

Për çdo pemë tek Liqeni nga Veliaj,

një grataçel në zemër të Tiranës

nga Aleks Kapllaj

Çfarë fshihet pas propagandës së mbjelljes së pemëve nga Erion Veliaj, rreshtimit të ambulancave në qendër të Tiranës, aeroporteve në 3D të Ramës, çelësave të shtëpive garsoniere të tërmetit të ekspozuara si triumf, të bluzave të kampionëve të futbollit (Ronaldos dhe Bufonit) për fëmijët viktima të tërmetit, ministrave kosovarë në qeverinë Rama, qeseve të ndihmave për shqiptarët e varfër gjatë emergjencës sizmike e pandemike?
Çfarë fshihet pas një operacioni të antidrogës në malet shqiptare, pas çdo sekuestrimi të një sasie të hashashit në Portet shqiptare, pas procesit antidrogë si ai i qarkut të Vlorës, pas demonstrimit të automjeteve ushtarake në rrugët e kryeqytetit gjatë Pandemisë? Pyetjet janë retorike dhe përgjigjet dihen nga të gjithë shqiptarët, që e ndjekin me bezdi propagandën e fushatës elektorale të përhershme të Ramës gjatë dy mandateve të tij qeverisëse.
Pas shfaqjeve mediatike të Veliaj, i rrethuar nga administrata e Bashkisë së kryeqytetit, qëndrojnë lejet e ndërtimit të grataçelave që mbushin kryeqytetin me beton aty ku ishin parqet apo parkingjet e pakta që kanë ngelur në Tiranë, apo në vend të vilave tiranase që ishin pjesë e identitetit të kryeqytetit.
.
Mbjellja e Pemëve - pikturë nga Edi Hila
Mbjellja e Pemëve – pikturë nga Edi Hila
Pas ambulancave të rreshtuara në qendër të Tiranës, fshihen mungesa e kushteve të sigurisë dhe ilaçeve në sallat e kirurgjisë, ku tenderat që duhet të garantonin këto kushte, janë të ndara mes disa biznesmenëve afër Ramës dhe ilaçet për kura në spital, duhet të blihen në farmacitë e të afërmëve që punojnë po në spital.
Pas çelësave të disa garsoniereve të “shkundura” para fytyrës së shqiptarëve në ekranet e të gjitha mediave sidomos në ertv të Ramës, fshihet harresa e mijëra shqiptarëve që jetojnë akoma në çadra në dimrin e dytë pas tërmetit.
Pas bluzave që më ndërhyrjen e kryeministrit i dhuruan futbollistët Ronaldo e Bufon për dy fëmijë, qëndron braktisja e shumë fëmijëve jetimë nga tërmeti, që nuk kanë as kushtet minimale të jetesës. E njëjta gjë është me selfit e ministrave e kryetarëve dhe administrata e bashkive, që në vend që të bëjnë një asistencë strukturore mujore me lekë në bazë të gjendjes ekonomike të tyre, për aq kohë sa është e nevojshme, ata dalin në media me dy qese në duar, që nuk dihet me çfarë kriteresh janë dhënë e që konsumohen brenda një jave.
Pas ministrave kosovarë Shahini e Cakaj, të prezantuar me një krenari të qeverisë “kombëtare”, të cilët, pa asnjë kompetencë dhe mediokër, u larguan si të tillë, fshihet “liçenca” e Ramës për të drejtën për të bërë minishengenin dhe dhurimin e territoreve të Kosovës, duke përjashtuar atë në çdo tratativë jashtë kompetencave të tij dhe në dëm të kosovarëve.
Pas aeroporteve në 3D të Ramës fshihet keqqeverisja dhe mosaftësia e tij, për të përfunduar qoftë edhe një rrugë, me strategji kombëtare siç e bëri Basha Rrugën e Kombit, që është sa dhjetra aeroporte të përfunduara e jo në kompjuter.
Në të gjitha operacionet dhe proceset antidrogë, si ai i Vlorës, ku u liruan, me gjykim të lirë, të gjithë të akuzuarit bashkëpunëtore të kultivimit të lëndëve narkotike, drejtues të komisariatit të këtij qyteti (ku Rama është zgjedhur deputet) dhe u mbajtën në burg punëtorët dhe rojet e plantacioneve që punonin për bukën e gojes, ku kultimi në Lazarat në 2013, përbën vetëm 3% i atij që kultivohet sot nga Jugu në Veri në të gjithë Shqipërinë, pas këtyre operacioneve fshihen dhjetra parcela të tjera që punojnë të qetë për prodhimin e hashashit.
Pas vendosjes së automjeteve ushtarake që parakaluan në pranverën e kaluar në Tiranë në kohën e Pandemisë, fshihet demostrimi i forcës dhe aplikimi i ligjeve luftarake në rendin publik nga një ministër, që përdori lëndët kimike ushtarake lotsjellëse kundër protestuesve të opozitës dhe qytetarëve kryeqytetas pas zgjedhjeve lokale moniste dhe shembjes së Teatrit Kombëtar.
Pas propagandës tuaj ofenduese për çdo shqiptar, fshihet grabitja strukturale e të ardhmes së tyre, fshihet varfëria, papunësia, dëshpërimi që gjen zgjidhje, qoftë edhe pjesërisht, vetëm me ikjen e qeverisjes tuaj abuzuese, duke besuar që pasardhësi juaj, Basha ta marrë atë detyrë, si shërbim ndaj qytetarëve të vendit dhe me një frymë gjithpërfshirëse, të afrojë intelektualë të aftë për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë.
26 Janar, 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.