back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Pema Methusela – organizmi i gjallë më i vjetër në botë nga Albert Vataj

Gazeta

Methuselah - Pisha më e vjetër në botë
Methuselah – Pisha më e vjetër në botë√

Pema Methusela – organizmi i gjallë më i vjetër në botë

nga Albert Vataj

Methusela është pemë 4.841 vjeçare, e cila ndodhet në Malet e Bardha, Kaliforni. Mosha dhe paraqitje e bëjnë atë një monument të natyrës, ndaj së cilës tregohet kujdes si për mbrojtjen, qoftë edhe e lënë sekret vendodhjen e saj, ashtu edhe për një mundësi klonimi. Ajo nuk është vetëm organizmi i gjallë më i vjetër që ekziston në tokë, por shëmbëllimi më i përsosur i një gjallese në dëshmimin e moshës së vet. Më shumë se një pemë ajo është një monument i memuarit të jetëgjatësisë. Erërat e përbindshme, diejt përvëlues, akujt e sertë e mijëra faktorë të tjerë kanë skalitur në të qëndresën. Kjo pemë ka sfiduar kohën që ka rëndur me të dhe ka sjellë deri në vetëdijen e njeriut modern aftësinë që ka jeta.
.
Bristlecone Pines
Bristlecone Pines
Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një mënyrë për klonimin e gjësë së gjallë më të vjetër në tokë. Është fjalë për një pemë që vazhdon të jetojë prej disa mijëra vjetësh dhe mund të vazhdojë të jetojë për disa mijëra vjet të tjera. Për mijëra vjet pisha e quajtur Methusela vazhdon qëndrojë kohës përballë erërave të ftohta malore diku rreth 250 kilometra nga Las Vegasit. Në vitet ’50 shkencëtarët zbuluan se kjo lloj peme është organizmi i gjallë më i vjetër që ekziston në botë, afro 4 mijë e 500 vjeçare. Shkencëtari Edmund Schuman arriti në këtë përfundim pasi analizoi mostra të lëvozhgës së pishës dhe pasi numëroi rrathët e trungut të saj. Sipas përllogaritjeve, thotë profesor Tom Harlan i universitetit të Arizonës, filizi i kësaj peme u shfaq rreth 8.700 vite më parë dhe që nga ajo kohë nuk ka pushuar së rrituri në lartësi e diametër. Leroy Johnson i shërbimeve pyjore thotë se Methusela duket se është e përjetshme dhe gjithmonë rritet. Asnjë e dhënë nuk tregon të kundërtën. Pema rritet, me ngadalë por rritet. Duket se rritja e ngadaltë po e vazhdueshme mund të jetë një nga të fshehtat e jetëgjatësisë së saj, thotë Leroy Johnson. Vendndodhja e saktë e kësaj peme është sekret dhe dihet vetëm nga zyrtarët e shërbimeve pyjore dhe shkencëtarët. Një përpjekje e kohëve të fundit për klonimin e saj nuk pati sukses, por shkencëtarët të cilët shpresojnë se një ditë do ta zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë së kësaj pishe, do të përpiqen përsëri për ta klonuar atë.
.
Marre nga Albert Vataj, 18 Mars 2016

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.