Pasuria e pakufi e shqipes dhe dëshmia e një insekti të vogël… – një habi nga Jozef Radi

Një insekt që shëndrit

Një insekt që shëndrit 

Pasuria e pakufi e shqipes dhe dëshmia e një insekti të vogël…

një habi nga Jozef Radi

Në faqen e Facebook-ut të Orest Hasës, ashtu kalimthi më rroku syri një insekt të mbajtur në dorë, e ku i zoti i faqes kishte shtruar pyetjen se “si quhesh në zonën tyre ai insekt fluturues…! të cilin kur ishin fëmijë, i kishin lidhur për këmbe me pe për t’i admiruar tek fluturonin!? Mjaft prej atyre që e thanë mendimin e tyre, u shprehën se insekti në fjalë gjendesh me shumicë në plehun e thatë të bagëtive, po në mjaft raste edhe në lulet e shtogut mbasi i kap lehtë dhe i pëlqejnë ato lule… kur dihet që shtogu është një bimë që rritet mjaft në zonat me pleh.
 
Ndalova e pashë edhe unë at insekt që për mua ishte thjesht një zhuzhak, por nuk e shpreha për të parë nëse e kishin thënë tjerë para meje. Statusi kishte pasur një pjesëmarrje të gjerë me rreth 120 vetë që kishin shfaqur kureshtje, kurse gjysma e tyre kishin lënë shënime për njohjen e tyre e dikush se nuk e njihte fare… Ajo që më mahniti, ishte pasuria madhe e emrave që gëzonte ky insekt, dhe që nga një zonë në tjetrën ndrronte emër, po me shumicë dominuese në emrin e insektit ishte germa Zh… Nisur nga kjo pasuri emrash që gëzonte ky insekt, mendova thjesht për pasurinë e pakufi të gjuhës shqipe, që kur ndaj një insekti të tillë, gjenden deri në 20-30 sinonime, imagjino sikur të sinkronizohesh gjithçka e kësaj gjuhe dhe të kërkohesh si emërtohen objekte, vegla, insekte, kafshe, lule, peme, e gjithçka tjetër në gjithë hapësirën shqiptare… Do të kishim një seri fjalorësh të vëllimshëm të gjuhës dhe një pasuri leksikore shetitëse marramendëse…!
 
I habitur nga pasuria e emrave të këtij insekti, i mblodha me kujdes krejt sinonimet së bashku me personat përkatës, që kishin shprehur një emër që ata dinin (qoftë edhe të gabur), duke marrë edhe zonën nga ata e sillnin, e që në ndonjë rast, për hatër të zonës, kam paraqitur dy herë të njëjtin sinonim… Në sinonimet e ngjashme është respektuar ai që e ka shprehur i pari…
.
Zhuzhak

Zhuzhak

Gjergji Kosta – Zhuzhak!
Ylli Dashaj – Zhuzhuné!
Orest Hasa – Zhizhingë!
Agustin Anila Miraka – Zhuzhullak! (në Fier i thonim…)
Shaban Tarushi – Bumalla! (në zonën tonë e quanim…??)
Nivde Amar – Bubuzhinka!
Vali Emiri – Bubuzhel!
Shpetim Hereni – Buth (në Kukës u thonim…)
Natasha Cera Durici – Kacabu! (në Bulqizë i thonë…)
Perparim Peposhi – Kacabu! (në në Lusen i thonim…)
Azdren Shala – Bumbar! (në trevën e Sharrit…)
Arben Kurmeka – Bubaxh!
Andrit Spahiu – Buthe!
Arti Lushi – Brumbull!
Ergys Muzhaqi – Bubuzhel ose kacabun!
Ajnos Uhehs – Bizhdollan! (në anët tona…??)
Yllka Tafciu – Bumball stani!
Sabah Jemishta – Bubë, Bubaç!
Eduard Koleci – Zhizha!
Flori Sejdi Kola – Bumar!
Alfred Cako – Zhizhe e Zhuzhak!
Gazment Hamitaj – Kollovizh!
Kliton Kufo – Zhuzhun! (në Gjirokastër i thonë…)
Bledi Budo – Bubuzhinë!
Xhevahir Asllani – Babuze!
Nexhmije Metaj – Bizhdollane! (në Vlorë i thonë…)
Sait Saiti – Bumelle!
Zeni Lako – Kollovizhde!
Hysen Kodra – Bubuzhak!
Altin Bregasi – Kollovizhe mani!
Lida Merkaj – Kollovizh! (në zonën tonë i thonë…?? Emrat e tjerë i lexoj së pari!)
Orest Hasa – Bubaç!
Resmi Resmi – Pjelo! (në fshatin tim quhet…?? Mos besoni po deshët!)
Leons Hasani – Zhizhe! (në zonën e Kolonjës…)
Hulus Xhelili – Xinxar!
Iris Pengili Lani - Zhuzhuna, Zhuzhina!
Taulant Ajdini - Bizat! (në zonën e Strugës…)
Dashamir Nazifi – Bumballe! (në Dibër i thonë…)
Selim Shurbi – Ballana fluturus!
Koco Sterjo – Vizha!
Igli Halili – Kacabun fluturues!
Besnik Dafku – Bume
Saimir Bregu – Zhuzhullak
Hysen Cifligu – Zhuzhullak (në Devoll i thonë… dhe i kap lehtë mbi lule të shtogut)
Nik BackaZhizhe!
.
Marrë nga Muri i Orest Hasës, 3 qershor 2018
 
 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Artikuj, Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook