back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Parashikimet e Martin Camajt rreth Kosovës, në vitin 1957

Gazeta

Martin Camaj (1925-1992)
Martin Camaj (1925-1992)

Parashikimet e Martin Camajt rreth Kosovës, në vitin 1957

Pak a shumë dhe në Shqipni nacjonalistat ndahen po në dy opinjone. Gjithkush asht kureshtar me dijtë, por ma tepër se askush jugosllavët, se çka mendon qeverija e soçme shqiptare mbi ket çashtje. 
Mbas mendimit tem ata të Tiranës nuk kanë qëndrim të caktuem në ket mes, pse ata, si në çdo gja tjetër, janë të mvarun prej rusëve. Asht e vërtetë se rusët machiavelista nacjonalizmin shqiptar e shfrytzojnë ndër rasa të ndryshme si mjet presjoni kundra Jugosllavisë, por rusët në kurrnji rasë nuk kanë qenë në favor të shqiptarëve të Kosovës?
Çka mendojnë jugosllavët? Si Partija Komuniste Jugosllave ashtu dhe çdo rrymë tjetër mbrenda këtij shteti, që ka në program nji pushtet jugosllav, qofshin këta kroatë ase sllovenë, nuk e lëshon Kosovën pa gjak? Kosovarët kët gja e dijnë shumë mirë, prandej çdo intelektual dhe njeri që mendon realisht ndër shqiptarët nën Jugosllavi, e ka humbë shpresën në fuqinë fizike dhe u mbetet me shpresue se ishalla ka me ardhë nji ditë kur fuqitë e mëdha për interesa të veta, kanë me urdhnue jugosllavët që të rrijnë në caqet e veta, e me i lanë shqiptarët me jetue si donë ata. Me ket mendim bashkohem dhe unë, megjithse asht mjaft fatalist. 
Kosovarët shqiptarë bajnë detyrën e vet: mundohen me ruejtë ata çka kanë me të gjitha forcat e veta. Masa e intelektualve të rij, pergjithsisht, lot nji politikë “Bashkimi dhe vllaznimi”, gja që nuk asht aspak bindëse për kurrnji grup etnik në Jugosllavinë e soçme! Asht interesant me u gjete në qytetin e Prishtinës në kohë të mbrames kur populli del në shëtitore: nuk mundesh me e gjetë nji grup të përziem serbë e shqiptarë, por fare janë të ndamë dyshë, në nji anë serbët e në nji anë shqiptarët.”
.
Martin Camaj, letër Mustafa Merlikës për gjendjen në Kosovë, 1957
 .
Marrë nga faqja e Fb e Agim Morinës, 31 korrik 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.