back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Paradoks gjuhësor dhe letrar nga Behar Gjoka

Gazeta

Behar Gjoka - autor i shkrimit
Behar Gjoka – autor i shkrimit

Paradoks gjuhësor dhe letrar

nga Behar Gjoka

Historia e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në diakroni dhe sinkroni, shpërfaqet më tepër si një paradoks, aq sa në kohët moderne shndërrohet në absurd. Nëpër rrjedhat kohore dhe hapësinore, vihet re se:
A- Etërit e shqipes së shkruar, Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi, Bogdani, edhe pse në pamundësi komunikimi, krijuan hallkat e një zinxhiri të pakëputun, që vuri mbë udhë lavrimin e gjuhës shqipe.
B- Etërit e letërsisë dhe të kombit, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, At Gjergj Fishta, edhe pse nuk patën kontakte, arritën të ngrenë themelet e një letërsie të vlertë.
C- Etrit e shenjave estetike moderne, Poradeci, Koliqi, Kuteli, nuk reshtën se vlerësuari të tjerët, Poradeci shpallte patriark Fishtën, Koliqi udhëhiqte Migjenin, Kuteli botonte Poradecin e Nolin…
Kur pritej zgjerimi i komunikimit, pas viteve ’44 të shekullit të kaluar, për shkak të ideologjisë komuniste, të vendosje në kurriz të letërsisë të realizmit socialist, nisi paradoksi i madh, ca dolën tepër, ca shkëlqyen që në shfaqje, të tjerëve, nuk u dihej as emri. Mbeti Naimi, Mjeda, Migjeni, mirëpo iku Fishta, Konica, Koliqi, hynë në skenë Agolli, Kadare, Arapi, Qosja, pak arrinim të dinin për Pipën, Camajn, Trebeshinën, Pashkun, Rreshpen…
Liria e shprehjes, nuk solli lirinë e kaq pritur, përsëri na dalin shkrimtar mangut ose tepër. Në këtë kohë të zgjerimit të komunikimit, si mendësi jemi më larg se atëherë kur ishim shumë larg.
Tani gjuhëtarët, jo të nivelit të Çabejt dhe Rizës, më shumë merren me shqyrtimin e letërsisë, se sa me gjuhësinë që ka kaq shumë nevojë për trajtesa shkencore. Studiuesit e letërsisë ia kanë mësyer politikës, si rrekje për të qenë të pranishëm në sundimin e botës. Kështu bëri Rugova, Qosja, Hamiti, etj… Janë vënë në garë, kush të zërë vendin e parë në lëmë të gjuhës, letërsisë, albanologjisë. Tirana kërkon të mund Prishtinën, Prishtina, arbëreshët, e këta të fundit, të gjithë së bashku. Piemontet e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, të Arbëreshëve, kacavarren se kush të jetë në krye të podiumeve, të fajlomanisë, se kush e tha fjalën e mbrame, e cila gjithsesi mbetet e pathanme, sepse do të thuhet nesër…
Eh, gjuha shqipe, letërsia, ishte më pranë dikur, kur ishte e vështirë të kishe kontakte, e tani që jemi pranë, pushtuar nga ethet “e sundimit” sikur në politikë, se kush krenarohet me të mbërrimet e mëhallës së vet, dhe nuk sheh mjerimin ku zhytet secila prej këtyre mëhallave në lamin e të menduarit kritik… Megjithatë, debati për debat, po gadit situatën e mendjeve të hapura, kur shkenca dhe podium, takohen rrallë, sepse tryeza e punës nuk të lë kohë të lirë, me ba hajgare gjithë kohës…
Marrë nga muri i fb i Behar Gjokës, 5 dhjetor, 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.