back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Para “Ligjit për Shpifjen” prano “Shpifjet” e mia! – nga Ilir Demalia

Gazeta

Ilir Demalia
Ilir Demalia

Para “Ligjit per Shpifjen” prano “Shpifjet” e mia!*

nga Ilir Demalia

Zoti KM, nuk po të hyn media në shtëpi ty, por je ti që po iu hyn shqiptarëve!
Sot në Parlament kryeministri Rama, foli përsëri për “ligjin e shpifjes” për median, dhe ndalimin e gjobitjen për shpifje.
“Pazari gjësë gjallë”, i politikës shqiptare ka kaq vjet që është një treg hidh e prit në funksion të propagandës dhe aferave korruptive të politikës dhe njerëzve të saj.
Megjithë defektet dhe mangësitë që ka media, ajo ka qenë shumë më përpara si liri mendimi, si gjuhë e kontrolluar dhe si denocim i aferave korruptive. Edhe në media kjo ka qenë e kufizuar, pasi disa prej tyre, dhe jo pak, kanë shërbyer si patllake të partive përkatëse dhe kryetarëve të saj, duke u bërë pjesë e korruptit dhe vazhdojnë, siç po bën kryeministri sot.
Kryeministri duhet të kuptoj se me sistemin e rrjeteve sociale që funksionon sot, edhe sikur t’i mbyllë të gjitha gazetat dhe televizionet, opininet dhe skandalet e qeverisë së tij dhe atij personalisht nuk i mbyll dot.
Kështu kjo është një ndërrmarrje e dështuar, dhe kryeministrit më së shumti tregon panikun që e ka zënë.
Të dashurit KM, edhe unë si qytetar, po i çoj selam me disa “shpifje”!
Si kryetar i Bashkisë Tiranës për 16 vjet dhe kryeministër për 6 vjet, duhet të japësh llogari, por jo me Arta Markun, kryeprokurore, as me kryeprokurorin e Tiranës Bledar Ermonela Felajn, siç është katandisur drejtësia sot, por me një drejtësi të pavarur që duket shumë e largët në gjendjen që është shkërmoqur shteti, duhet të bëni transperencë për gjithë aferat korruptive me bandën e oligarkëve të pastrimit të parave të krimit organizuar për prishjen e trashëgimisë dhe historisë së kryeqytetit duke e kthyer në një qytet monstër:
.
Ish Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
Ish Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”
1.Prishe Stadiumin Kombëtar, gjithë harmoninë dhe bukurinë e një kompleksi të sheshit Universitetit, si gjeja më e bukur e kryeqytetit dhe Shqipërisë, për të ndërtuar një monstër jo vetëm si bukuri arkitekturale por edhe si shkatërrim urban të pariparueshëm të zonës. Madje, sheshe të tilla bota jo vetëm që nuk i prish, por edhe i mirëmban si pjesë e etapave historike dhe arkitekturë e mrekullueshme të një periudhe.
2.Prishe gjithë vilat e Bllokut, e tashmë e ke kthyer në një hale ku tallavaja e tregut hashashit dhe kokainës e ka shëndrruar në një urinore rrugore.
3.Prishe sheshin Skënderbej dhe e ktheve edhe këtë në një monstër-shesh, sëbashku Lali Erin.
4.Prishe Hotel “Vjosën” për të ngritur një monstër tjetër.
5.Prishe lulishte “Vollgën” me gjithë zonën e Vollgës për të ndërtuar një monstër tjetër, ku sahati i madh do duket si Erion Braçe!!
Të gjitha këto jo në funksion të ndërtimit qytetit, por në funksion të oligarkëve të ndërtimit të lidhur me paranë e krimit dhe pastrimin e saj nëpërmjet jush për të i’u mbajtur në pushtet.
6.Mos të hymë te shtëpia Bunker e Surrelit! – As te vëllai Olsi që erdhi nga Amerika në Eldoradon e Rilindjes Shqiptare! – As te Linda që gjeti atë që duhet për atë që i duhet në punët që duhen për t’u dashur…
7.Ke shkatërruar të gjithë strukturat dhe institucionet shtetërore.
Shteti sot është i shkërrmoqur dhe nuk ka Parlament!
-Nuk ka Gjykatë Kushtetuese!
-Nuk ka prokurori!
-Nuk ka gjykata!
-Nuk ka Këshill të Lartë Drejtësie!
-Nuk ka kryetar të Kontrollit Shtetit.
-Sot shteti shqiptar është një anarki totale ku mbrohet nga disa media të KM si vazhdë e korruptimit medias për t’i shërbyer si megafon i Rilindjes!
.
Qendra e Tiranes para Betonimit
Qendra e Tiranes para Betonimit
KM, nuk ta ka fajin gazetaria as gazetarët që denoncojnë aferat korruptive dhe shkatërimin e institucioneve që ke ngritur ti vetë, dhe po të garantoj, se herët a vonë do të biesh vetë brenda në këtë piramidë krimi me kokë poshtë që ke ngritur
Po të kujtoj dhe një gjë, kur drejtuesit e një shteti fillojnë luftën me median aty është fundi tyre.
Në këtë rast po të kujtoj thënien e Abraham Lincoln: One of the father i krijimit të SH.B.A: “Më përpara do të pranoja një shtyp të lirë pa shtet, sesa një shtet pa shtyp të lirë!”
.
* Titulli redaksional nga radiandradi.com
.
Marrë nga Fb e e Ilir Demalisë, 18 prill 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.