back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Pak rreshta mbi mjeshtrin e Jareve shkodrane – Bik Ndoja

Gazeta

Kangtari Bik Nodoja (1925-2015)
Kangtari Bik Nodoja (1925-2015)

Shuhet këngëtari i madh Bik Ndoja

Me 27 dhjetor 2015,
në qytetin e Shkodrës
ka ndërruar jetë bilbili i kangës qytetare shkodrane,
Bik Ndoja, në moshën 90 vjeçare.
Në nderim e respekt të kësaj figure
të rëndësishme të jetës muzikore të Shkodrës e Shqipërisë,
Bashkia Shkodër do të organizojë homazhe
në hollin e teatrit “Migjeni”,
ditën e hënë, nga ora 11.00 deri ne 13.00.

Bik Ndoja ne koncert
Bik Ndoja ne koncert

Pak rreshta mbi mjeshtrin e Jareve shkodrane – Bik Ndoja

Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja, lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969. Profesioni i tij ishte rrobaqepës i talentuem, duarartë. Kompozitori, pedagogu i Konservatorit në Tiranë Zef Çoba ka kompozue një kangë për Bik Ndojën në shtator të 2009 të kënduem nga kangtari popullor i Shkodrës Artur Matia me banim në SHBA.
Ka vlerësimin ma të madh nga populli i Shkodrës dhe kjo asht ma shumë se ato që mund t’i jepnin auditoret zyrtare. Ajo që e ban Bikun njeri të madh ashtë se nuk vuen për lavdërime sepse vetë zani, kontributet e tij prej 70 vjet me kangë janë treguesi i madhështisë tij si kangtar i dy shekujve të asaj XX dhe asaj XXI. Biku i këndoi vetëm popullit shkodran, ato kangë që përbajnë thesarin e kangës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës.
Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja. Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit.

Mjeshtri i jareve shkodrane Bik Ndoja
Mjeshtri i jareve shkodrane Bik Ndoja

Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj. Në shtator 1999, teatri Migjeni organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me kengë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kenduara prej tij në gjithë këto vite. Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj. kanë qënë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.