Pa nrefim parti – Sufi Asmo Sufës

Mit'hat Araniti (Rrem Vogli) 1938

Mit’hat Araniti (Rrem Vogli) 1940

Pa nrefim parti –

nga Sufi Asmo Sufës (Rrem Vogli)

Që kur se Rrém Vogli, katundar prej Rrashbulle,
hoqi dorë për një kohë të gjatë nga humori e nga satira në dialekt,
duallnë si këpurdhat pas shiut shumë veta të cilët rradhitnin
fjalë e shprehje me të vërtetë në dialekte të ndryshme,
porse nuk kishin as një kokërr kripë humori e satire.
Trajtonin thema banale që kishin më tepër një interesim personal
t’atij që i shkruante dhe t’atij që i përgjigjej,
se sa për personat e tretë që kërkonin pjesën edukonjëse.
Kujtonin se humori dhe satira bëhet vetëm prej fjalëvet e shprehjevet
të shkruara në dialekt dhe se brendija zinte vendin e fundin në shkrimet e tyre.
Ky degjenerim i dialektevet që është bërë këto kohët e fundit në shtypin tonë,
na shtyti të botojmë herë pas herë pas here në këtë Revistë
disa pjesë të Suf Osman Sufit, i cili e vë në vend dinjitetin e humorit,
të satirës dhe njëkohësisht bëhet model për të gjithë ata
që kanë epideminë e këtij shkrimi në dialekt.
“Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle... Phoenix

“Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle… Phoenix

Ishe tu shku ke shpia ne i kisha dhôn kômve i çik se ishte vòn sahati, ene pes shkojte gjashtë. “Hec a Suf”, i thojshe vetes “se po t’a mërthe na njôni me no i plumb shulthi qi mòs t’dijsh ka t’shkojsh”! Sa kishe mrrijt ke qoshja Hatit Mëlla Januzit, ke rri me qera i mësus tòskë kur… pooosht… pooosht… pooosht… rrooft!… rrooft… Sefte gërthiste nji i vetëm, ne mas tij kallaballiku. Zôni i par ishte i zô burri, i hollë ne i mprefët, ne mu bô se ishte zôni i msusit, se ajina e ço zônin tërmò kur xèhet ka i her. Qerët qi i majshin taraf ishin shkartis: zôna burrash, grash ene kalamôjsh.
“Heu”, thosh me vete, “nalò i her a Suf, se demede ktu qeka tu u nref n’i gjô e môdhe”. Ne nalova. Prit qi t’nigjoj no i gjô qetër, s’ka, prit… s’ka.
“M’diktun kapilat!”, thosh me vete. “Teru a Suf, se t’rrùn vallahi”, ne i dhosh kômve. Mrrina ke shpija me i frym. Zemra m’rrifte ke veshi. Njerzit e shpis kitun se m’ôsht nec nokush mrapa. “Jo me jo, – thosh – s’ka gjô, kôm ardh tu fugù për pun t’kaprifokas, ne prenej jôm xè i çik”.

***
Sa rash me flejtë, s’m’u da menjes zôni i msusit: këtheu sa knej sa anej, po zôni i msusit: pooosht… rroft… ne qerët: pooosht… rrooft…
“S’ka, – thosh, – ktu, nji e nji bôjn dy, jôn tu ngref no i parti t’re. Po ti, a Suf, s’hyne qi s’hyne m’i parti”. Ne mu kitun fjalët e Asmônit Mefmet Agës: “Nô shqiptarët, – thojte Asmôni – pse kina njel mrapa, no shqiptarët? Se s’kina shum partina. Del njôni, merr fëqin e huqumetin m’dorë, të mërthe gishtat ke xverku ne… hec e luj po mufte. Kurse m’Avrop, er bëdalla, hyhaaa, m’Avrop ke gjith ato partina, ne, njôni i bi kënej, qetri aqe matôn, i treti aqe matôn, ne puna del si ta ka dash zemra. Ku ke mër tarallak me partinat, s’ka demek mô gjô t’mir!”.
“Mir, mër Asmôn, mir”, i paç thôn una, “po ku môrim vesh nô se ç’thot njôna ne ku ja pret qetra. Ina njerëz xhahila nô, ne sun môrim vesh hollë. Po t’ishin me qen gjith si tina, si ke qen m’Avrop, ene ke ba gjith at shkollë, ashtu po, po kshtu? Asmôni po m’t’veten. “Nji ke dulën fjalët e Asmônit”, menojsha, “edhe n’Shqipni fillun me dalë partinat nji ka nji si këpurdha. S’e ke môr vesh hala se çere ôsht njôna, kur bof ja bo qetra aqe matôn. Pooosht… rroooft… Prap zôni i msusit ke veshi… e deri sa m’zu gjumi.

***
Neserejt frymën ke Asmôni Mefmet Agës; e fillova pri elifit ne i kallxova nji ka nji t’gjitha.
-Kush e di, – tha, – çere partije jôn tu nref, po ti m’nigjo mu ne mos u natrro m’partina qera. Jà m’partit teme!
-Dish Zotin, a Asmôn, – i thash una – po s’erdhe sonte t’përgjojm msusin ne t’shofim çere partije kôn nref.
Me môrifet m’darke, sahati ne i çerek i shkojte gjashtë ju afrum penxheres msusit. Fargjôje. S’nigjohesh no i potere, vetëm disa zôna kalamôjsh qi demedè ishin mërthy me njôni qetrin, ne fillun me u kap e me bërtit. Se njati shum ne u nigju i patere karrikesh t’lujtme pri venit, ne masandej përcita s’bëzôjti njeri. Avita synin m’i plasë t’penxheres ne majta re mrena: msusi ishte m’krye t’tavalinës, m’kômë, masanaj përqarke, po m’kôm, dy burra, dy gra, i goc e môdhe ne gjasht kalamôj t’vegjël.
M’at dedik filloi me fol msusi:
-Armiku ynë prej disa javësh, ne knej ka fillue me e shtërnue rrethimin… – ne për nja pes dekika e bôm armikun demek… xhubël fare. Mo n’fun tha:
-Pra t’gërthasin t’gjith për i her:
“Posht mishi!” – Pooosht! – ia pritën ata përqark.
“Posht tëlyni!” – Pooosht! – qerët.
“Posht djathi!” – Pooosht!
“Posht voji!” – Pooosht!
“Posht sheqeri!” – Poosht!
“Rroft grosha (me lug t’drùjt)!” – Rroooft!
“Rroft japraku (pa mish e pa tëlyn)!” – Rroooft!
“Rroft gjiza!” – Rrooft!
Una me Asmônin majtëm re njôni qetrin. Ulëm kryet ne u nisëm ka shpia. Sahati ne tre dekika t’shkojte gjasht. S’m’u kitu kaprifoka. Ku di gjo ù me, pse?
-Kush ô ky msus kshtu, a Suf? – m’pyti Asmôni me fije zôni.
-Neme lazëm a Asmôn, se ç’e qujn msusin. Si ky ke sa t’dush m’Tirôn. Jôn gjôna qi nodhin ke ne, po mos m’thuj mô t’futem m’partit tate, se parti qetër përveç ksaj partis groshës ne japrakut për mu s’ka.
Revista Letrare Nr.3 1944

 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Shqipja e Dialektit  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook