back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Pёr shkrimtarin Ismail Kadare, ose: “Zёri i Partisё” – nga Vincenc Golletti Baffa

Gazeta

Dr. Vincenc Golleti-Baffa
Dr. Vincenc Golleti-Baffa

Pёr shkrimtarin Ismail Kadare, ose: “Zёri i Partisё”

nga Vincenc Golletti Baffa 

Kohёt e fundit shkrimtari shqiptar Ismail Kadare i dha revistёs “Zёri i Rinisё” njё intervistё qё shtypit botёror iu duk shumё interesante e qё u botua nё organe tё ndryshme. Unё kam nё dorё vetёm tekstin anglisht e atij i referohem.
Para se tё fillojmё, ёshtё me vend tё kujtojmё se kush ёshtё Kadareja. Ёshtё, zyrtarisht, pёrfaqёsues i shquar i realizmit socialist shqiptar e, pёr kёtё, poet e prozator shumё i madh. Me fjalё tё qarta ёshtё njё individ qё kuptoi qё nё rini se nё Republikёn Popullore Socialiste tё Shqipёrisё (mё falni pёr emrin e gjatё e joestetik, por ёshtё kёshtu), kush di tё shkruajё njё çikё mund tё bёjё karrierё tё mrekullueshme si vegёl e verbёr e Partisё (madje E PARTISЁ). Ёshtё njeri qё, si ca femra e si avokatёt, e ka pёrgjigjen logjike (disa thonё: logjikё nё dukje), çdoherё nё majё tё gjuhёs – vetёm rrallё, shumё rrallё vepron me paurti.
Kёsisoj njerёzish nuk mund tё dёnohen sepse linden spontanisht nё sistemet diktatoriale e sepse duhet luftuar, eventualisht, kundёr shkakut e jo kundёr pasojës.
Si poet Kadareja na duket modest, e vargjet e tij mё tё qёlluara mund tё krahasohen me vargjet më të paqёlluara tё Gjergj Fishtёs. Si prozator, pёrkundrazi ka ide tё çuditёshme, ide me huqe, e, ca herё, kёto ide i shtjellon edhe mirё, por shpesh propaganda politike e pahijshme, propaganda vulgare, shkatёrron veprat e tij, se arti me qёllim politik tё hapur qё duket sheshit, s’ёshtё art. Megjithatё Kadareja si prozator ka pasur e ka sukses edhe jashtё Shqipёrisё, ose jashtё Republikёs Popullore Socialiste tё Shqipёrisё, e ne gёzohemi pёr çdo afirmim shqiptar, aq mё shumё qё njё pjesё e kёtij suksesi ёshtё patjetёr i merituar.
Mirёpo, Kadaresё unё i ankohem personalisht pёr indiferencёn e tij absolute ndaj vlerave morale e kulturore. Ankimi im ёshtё, vetёkuptohet, i pёrgjithёshёm e merret me pothuaj çdo intelektual shqiptar, sepse “inteligjenca popullore shqiptare” dёshtoi plotёsisht pёr sa i pёrket politikёs teorike. Kjo do tё thotё se gati-gati çdo intelektual i afirmuar qe mё parё puthador, lajkatar e lajkatues i paturpshёm e u bё mё enverian se Shoku Enver, e nuk ushtroi kurrё ndikimin e vet pёr tё zbutur sadopak gjendjen nё Shqipёri, mё falni: nё Republikёn Popullore Socialiste tё Shqipёrisё. Pёr shembull, Kadareja qe shumё herё nё vende tё ndryshme evropiane, por nuk i tha kurrё padronit nё shtёpi se mbarё bota qesh troç pёr gjetjet prej palaçoje tё propagandёs zyrtare. As nuk i tha padronit nё Shqipёri se politika kulturore zyrtare me arbёreshёt s’ishte gjё tjetёr, veçse vrasja e paramenduar e gjuhёs dhe e kulturёs arbёreshe.
.
Shkrimtari Ismail Kadare
Shkrimtari Ismail Kadare
E unё kёtё kёrkova t’ia shpjegoja, kur mё 1981, u takuam nё panairin e librit tё Frankfurtit.
Tani, dihet se shoku Ramiz ёshtё duke lёvizur, pas ndodhivet “tragjike” tё komunionit nё Europёn lindore, e, kёshtu, dёrgon pёrpara Kadarenё, d.m.th. shёrbёtorin besnik. Si pasojё e kёsaj, Kadareja paraqitet sot si revolucionar me urdhёr tё padronit, e, si zakonisht kur bёn propagandё, thotё fjalё me vend, flet tё vёrtetёn e njёkohёsisht shet rrena, e ka pёrherё tё drejtё, ashtu si propagandisti mё i shkolluar e mё dredharak qё noton nё njё gisht ujё e tё blen e tё shet e krahason shkencёrisht njё lopë me njё lakёr.
E kjo pёr mua do tё thotё se njё burrё si Ismail Kadare duhet tё na japё shpjegime tё qarta pёr sjelljen e tij nё tё kaluarёn, pёrpara se tё na lёshojё mёsime katedratike nga njё lartёsi artificiale: shprehjet “siç na mёson Partia”, “siç na mёson Shoku Enver” i dёgjuam aq herё e na ngjallin aq neveri. E kёshtu na vjen krupё, kur Kadareja flet pёr demokraci, kulturё e drejtёsi. Sot, si nё çdo çast tё jetёs, ёshtё e nevojshme sjellja demokratike, e kёtё te Kadareja: fort e kёrkova e s’mund e gjeta… (Lahuta II, 33)
 
Me sa duket, ka ardhur koha t’i jepet fund prozhmimevet e qortimevet nё fushёn e literaturёs. Unё indinjohem fort kur dёgjoj se Gjergj Fishta ishte dogmatik, moralist e ksenofob: epitete tё atilla i pёrshtaten shkёlqueshёm e pёr mrekulli “Shokut Enver” qё Kadareja e adhuroi deri dje.
Fishta ёshtё poet i madh e duhet krahasuar vetёm me poetёt mё tё shquar tё letёrsisё botёrore. E meqё shoku Kadare, tani duhet t’i drejtohemi me fjalёt “ish shoku Kadare”, ёshtё duke amerikanizuar gjuhёn e vet, i kёshillojmё nga zemra ta lexojё vёrtet Fishtёn ose ta rilexojё mё me vёmendje.
 
*****
Mirёpo, pse merrem seriozisht me kёto gjёra qё pёr njeriun normal e moral janё pa vlerё? Siç i kam shkruar Arshi Pipёs, shqiptari qё mori rrugё tё keqe, herёt a vonё, do vijё tek ne, e kёtu s’ka asnjё dyshim, e, prandaj, o Kadare i dashur, mё falni pёr kёtё shfrim timin shprehje tё hapura e tё vrullshme janё ca herё vёrtet tё nevojshme pёr tё zbrazur zemrёn. Shpresoj se zotrote, e kupton mirё gjendjen tonё.
Unё jam i bindur se nё kohё lufte, si edhe pas luftёs, i duhej Shqipёrisё njё dorё e hekurt dhe e sigurt, po pra Enver Hoxha punёn e teproi, e tash, mё nё fund! Tё fillojmё tё flasim me sinqeritet pёr demokratizimin e mirёfilltё. Por, jo vetёm kaq, tё veprojmё si njerёz me qëndrim demokratik tolerant, megjithёse tolerancёn shoku Kostallari e pёrjashtoi nga fjalori.
Sipas lajmeve qё po na vijnё nga Shqipёria, “sёmundja gorbaçoviane” (mё mirё: shёrimi gorbaçovian) ёshtё duke lёshuar rrёnjё edhe nё vendin tonё: e kёshtu unё jam i gatshёm tё harroj çdo tё keqe: gjithçka qe vetёm njё keqkuptim ose njё ёndёrr e rёndё dhe e frikshme, qe makthi qё vjen vetёm natёn e na zё frymёn.
Tani u zgjuam nga ky ankth i rёndё dhe i tmerrshёm e gёzohemi pa masё.
.
(11-13 maj 1990)
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.