back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Ortek social – 14 korrik 1789 – nga Klodi Stralla – 230 vjetori i Revolucionit Francez…

Gazeta

Revolucione Francez si karikaturë e shfrytëimit
Revolucione Francez si karikaturë e shfrytëimit

Ortek social – 14 korrik 1789

nga Klodi Stralla

230 vjetori i Revolucionit Francez…

Orteqet janë dukuri natyrore, kur një shkak rastësor mjafton për të shkaktuar një pasojë të madhe, shpesh të padëshirueshme. Të tilla janë orteqet e dëborës apo edhe reaksioni zinxhir bërthamor në botën e atomit. Por orteqet janë edhe dukuri sociale, që ndodhin sidomos kur elitat që udhëheqin kombet, mbeten pas nevojave që kanë shoqëritë për ndryshim, bile i pengojnë ato me dritëshkurtësinë e tyre.
Një ortek i tillë social ishte edhe ai që filloi në Francë, 230 vjet më parë, duke u gdhirë 14 korriku i 1789, me marrjen nga turma popullore e kështjellës të Bastijës në Paris, kështjellës simbol të Anciene Regime (regjimit të vjetër).
Interesant është se në këtë ditë, në ditarin e tij, në të cilin hidhte përmbledhjen e ngjarjeve të ditës, Luigji 16-të, mbreti i Francës, shkroi një fjalë të vetme: – Rien! (Asgjë). Por nuk do të vononte dhe:
.
Revolucioni Francez - Gijotina ka këputur kokën e Luigjit XVI
Revolucioni Francez – Gijotina ka këputur kokën e Luigjit XVI
-Më 4 gusht 1789 Asambleja Kombëtare abrogoi të Drejtat feudale mijëvjeçare, pra privilegjet shekullore të Aristokracisë dhe Klerit.
-Më 27 gusht 1789, Asambleja miratoi “Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit”, pra saksionoi barazinë e çdo qytetari para ligjit.
-Në shtator 1791, u miratua Kushtetuta sipas të cilës, Franca kaloi nga Monarki Absolute në Monarki Kushtetuese, pra pushteti ekzekutiv i mbretit iu nënshtrua mbikqyrjes popullore.
-Më 21 shtator 1792, Asambleja e shpalli Francën Republikë, duke kaluar sovranitetin nga dinastia mbretërore njëmijëvjeçare e Kapeteve tek sovraniteti i popullit.
-21 janar 1793, mbretit Luigj i 16-të i pritet koka në gijotinë.
 .
Një ortek social, me pasoja të pa imagjinueshme për kohën, që u bë udhërëfyes për pjesën tjetër të Europës feudale – Asgjëja ishte bërë Gjithçka!
Edhe ne shqiptarët kemi shumë ç’të mësojmë nga historia, sepse jemi në po atë gjendje ku ishte Franca dy shekuj më parë, që me aq besnikëri e pasqyron tabloja bashkëngjitur, ku popullit (shumicës) i kanë hipur mbi shpinë Oligarkët (aristokracia) dhe politikanët (kleri).
.
Ps. Statusi nuk duhet keqkuptuar si hyjnizim ndaj Revolucionit dhe Dhunës si mjete për ndryshimin e shoqërisë, përkundrazi, ai synon të tregojë (nga shembulli francez apo rus) se kur elitat e një vendi nuk u paraprijnë ndryshimeve për të cilat ka nevojë shoqëria por me dritëshkurtësi i pengojnë ato, orteqet sociale bëhen të pashmangëshme dhe pasojat që vijnë janë shpesh të padëshirueshme.
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.