back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Nuk kemi shtrembëruar vetëm historinë tonë, por dhe të gjithë boshtet filozofike të Njerezimit – nga Genc Hoti

Gazeta

Gjergj Kastrioti merr bekimin nga ipeshkvi Pal Engjelli
Gjergj Kastrioti merr bekimin nga ipeshkvi Pal Engjelli

Nuk kemi shtrembëruar vetëm historinë tonë,

por dhe të gjithë boshtet filozofike të Njerezimit.

nga Genc Hoti

Vini re se çfarë ka ndodhur!
Për të kuptuar përse Gjergj Kastrioti Skënderbej nuk ishte serb e për më tepër i ritit ortodoks duhet të lexoni rreshtat e mëposhtëm nga ku rezulton mënyra e të kuptuarit të rolit të Fesë nga studiuesit shqiptarë pamvarësisht nga vendi ku kanë përfunduar studimet e larta. Këto rreshta janë marrë nga punimi i Artan R. Hoxha: Kisha Ortodokse nen komunizem KOASH-i dhe regjimi diktatorial shqiptar, 1945-1967; me parathenie nga Prof. Asoc. Dr. Bashkim Gjergji; nën patronazhin e UET, Tiranë dhjetor 2017.
“Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Stalini ishte i vetëdijshëm se hegjemonia sovjetike në Europën Lindore nuk mund të mbahej vetëm me tanket sovjetike. Që blloku të mos shkërmoqej me kalimin e kohës, kishte nevoje edhe për “ilaç” ideologjik dhe kulturor, që ta mbante atë të bashkuar. Marksi dhe Lenini nuk mjaftonin. Për këtë arsye, Stalini përdori pansllavizmin dhe ortodoksinë si elemente ideologjike përforcues për ta kthyer Moskën në qendrën e vërtetë të bllokut. Udhëheqësi sovjetik i caktoi kishës ortodokse ruse një rol të rëndësishëm në politikën e Jashtme të Bashkimit Sovjetik,* (kështu është e shkruar) e cila do të ndihmonte në konsolidimin e hegjemonisë së Kremlinit mbi Europën Lindore. Në këtë kuadër, një nga detyrat kryesore që Kremlini i caktoi Patriarkanës së Moskës ishte ushtrimi i rolit të “mbrojtjes” së kishave ortodokse ballkanike.**
Këto rreshta po t’i shohësh me sy kritik shërbejnë për të kuptuar edhe diçka tjetër:
-Fatkeqsinë që e ka zënë Kombin Shqiptar me këtë produkt intelektual po të mendosh se autori është i datëlindjes 1980.
-Fatkeqsinë që e ka zënë shkollën shqiptare prej më shumë se 70 vjetësh.
-Por dhe faktin mbi pyetjen: për çfarë ortodoksie bëhet fjala në shek. e XV, pasi ortodoksi vendase nuk ka pasur deri në shek. e XX-të: bizantine, serbe, helene, bullgare apo aromune?
Arsyeja e shpërthimit të kësaj teme në FB ishte e lidhur me përgatitjen e emisionit Opinion të Blendi Fevziut ku akademiku Aurel Plasari ju përgjigj pyetjeve të gazetarit sipas linjës të asaj që është shkruar këtu. Për ta ndihmuar akademikun tonë po shtoj edhe këto rreshta:
-Kisha e Krishterë nuk u nda në Katolike dhe Ortodokse nga autorë politikë, por nga vete Selia e Shenjtë dhe përfaqëson konfliktin teologjik në brendësi të saj midis Kishës se Avinjonit dhe Kishës Romane pa i shkuar ndërmend se do të çonte në zhdukjen e pavarsisë së Kishës së Avinjonit. Për të kuptuar këtë proces duhet zbërthyer historia e Selisë së Shenjtë për periudhën nga Papa i 152, francez Leoni IX (1049-1054) deri tek antipapa francez (i 188 – papë historik) Gregori VIII (1118-1121) dhe i 162 Papë francez, Kalisti i II (1119-1124).
Vija e Teodosit nuk ka qenë një vijë politike midis Perëndimit dhe Lindjes, apo midis Katolicizmit dhe Ortodoksisë, por ajo ka qenë një vijë ndarëse midis Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Bizantine, të cilat, që të dyja u futën në pazare me Perandorinë Otomane duke e përjashtuar Gjergj Kastriotin-Skënderbe nga mundësia për të hyrë në marrëveshje me Sulltanin. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse Heroi Ynë Kombëtar nuk mund të ishte i asnjë varianti të ritit ortodoks dhe u lidh me Kishën e Shenjtë Katolike të Romës, pavarsisht se nga mund ta kishte origjinën e afërt, se sa për të largtën (shek. XII) është e sigurt që Kastriotët ishin Katolikë të thekur dhe pjestarë të kryqëzatës së tretë apo të katert sipas kësaj kohe dhe përmbajtje:
Kryqëzata e tretë (1189-1192) – u vendos mbas marrjes së Jeruzalemit nga Saladini më 1187. Me thirrjen e papës Gregori VIII, mbretërit e Europës organizuan kryqëzatën kundra Saladinit. Mund të quhet më madhështorja nga të gjithë kryqëzatat. Tre mbretërit më të fuqishëm të Europës: Rikardi i Anglisë (1157-1199), Augusti i Francës (1165-1223), Frederik Barbarousse (1122-1190) i perandorisë Gjermane, marshojnë në emër te fese së Krishtit dhe ndeshen me ushtrinë e Saladinit, sulltanit të Egjiptit dhe Sirisë (1171/1174 – 1193). Rrethimi i Akrës qe konkluzioni i kësaj kryqëzate: Filipi kthehet në Francë, Frederiku pushton Siçilinë, ndërsa Rikardi pushton Qipron dhe më 1197, shpall një mbretëri latine.
Kryqëzata e katërt (1202-1204) u vendos nga papa Inoçenti III. Ndërmerret dhe udhëhiqet nga Bonifaci I ose i III ( – 1207) kryetari i mbretërisë Latine dhe Boudouini I nga Flandra (1171-1206) që në vitet e kryqëzatës qe perandori latin i Orientit. Kryqëzata e IV filloi me pushtimin e qytetit Zadar (Zara) në bregdetin dalmat, i cili ishte bërë rival i rrezikshëm i Venedikut në Adriatik. Ky i fundit mori përsipër transportin e kryqtarëve në Jeruzalem, por ajo u drejtua më 1203 në Kostandinopojë, të cilën e pushtoi më 1204, duke krijuar perandorinë Latine, e cila u quajt kështu për ta dalluar nga ajo bizantine.
Në këtë pikë duhet të kërkojmë origjinën e largët të Kastriotëve, pasi në Spanjë që në shek. XV gjendet varri i Donika Kastriotit dhe në fillim të shekullit të XX-të në Shqipëri vjen nga Spanja Aleandro Kastrioti, duke kërkuar kurorën e Shqipërisë.
 
*Shfrytëzimi i kishës ruse si mjet i politikës së jashtme nuk ishte një risi që fillon me Stalinin. Në të vërtetë ajo kishte luajtur këtë funksion edhe në epokën cariste, kur shërbente si një instrument i politikës së jashtme për të shtrirë sferën e ndikimit rus. Për më tepër, della Rocca, “Le chiese”, 312-313).
**Adriano Roccucci, Stalin e il Patriarca. La chiesa ortodossa e il potere sovietico 1917-1958, (Torino: Einaudi, 2011), 281.
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.