back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Nuk kemi parë gjë akoma…! – nga Milaim Nela

Gazeta

Milaim Nela
Milaim Nela

Nuk kemi parë gjë akoma…!

nga Milaim Nela

Skandali më i madh në historinë e FBI-së – thotë Washington Examiner!
12 milione evro zhvatje vetëm prej Shefqet Kastratit!
17 milionë e kishte gjithsej pasurinë në atë kohë.
Pyetja ime është nga ky 12 milionësh sa ishte përqindja për Ramën? Ne e dimë tashmë që ai e ka patur fiksim 20%-shin.
Por Rama do e kompensonte Kastratin me koncesionin e Rrugës së Kombit (doganën e Thirrës), besoj fort kundër dëshirës së tij, sepse ai e dinte se ajo ishte një thikë në palcë për të gjithë bashkëkrahinorët e tij dhe Kosovën që Kastrati e do po sa çe dua unë.
Veriu dhe Kosova duheshin goditur me një “Beqir Valter” të ri që qëlloi të ishte Çeti!
Me sa duket ai nuk ka patur alternativë ose të pranonte “punën” e re të Ramës ose të falimentonte!
Unë e kam bindje edhe sot se me vullnet të lirë “Kastrati” kurrë nuk do bëhej gjobëvënës i gjysmës së shqiptarëve për kënaqësitë perfide të Ramës dhe Vuçiçit.
Ne po flasim për majën e Iceberg-ut në SHBA, por nuk po shohim elefantin që na ka zënë sytë në Tiranë!

Charles Mc Gonigal & Edi Rama
Charles Mc Gonigal & Edi Rama

Pyetja legjitime që ju lind shqiptarëve të vëmendshëm sot është: “A ka përdorur Rama McGonigal-in dhe të ngjashmit e tij për të shantazhuar, shtrydhur e përdorur biznesmenët e tjerë të kamun shqiptarë për të bërë punët e pista në dëm të vendit me mekanizëm të ngjashëm me atë të përdorur me Kastratin?
Çfarë mund të zbulohej nga një hetim i mirëfilltë i shantazheve Mcgonigaleske në Shqipëri?
A ju ngacmonn sadopak kureshtja se çfarë mund të ketë ndodhur?
Po duket se këdo që ka takuar Çarli dhe të tijët në Shqipëri apo jashtë saj, është përdorur për punë shumë të zeza për të zezën e Shqipërise!
Komploti ndaj Sali Berishës dhe opozitës së paburrit Basha ka qenë një pjesë shumë e vogël e asaj që ka ndodhur!
Touch of death!
Rama ka pasë të drejtë: Nuk kemi parë asgjë, akoma jo!
A mos vallë po fantazoj miq?!
Më thoni, se edhe unë si çdo qenie njerëzore edhe mund të gaboj!

Marre nga muri i FB i Milaim Nela, 13 shkurt 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.