Nji letër dashnie – nji perlë letrare sentimentale… Erih Maria Remarque

Erih Maria Remarque (1898-1970)

Erih Maria Remarque (1898-1970)

Nji letër dashnie – nji perlë letrare sentimentale

nga Erih Maria Remarque…

“Të gjitha dashuritë
kërkojnë të jenë të përjetshme…
e pikërisht këtu e kanë burimin
mundimet dhe vuajtjet e tyre pafund…”
Erih Maria Remarque

Remarque & Marlene Dietrich

Remarque & Marlene Dietrich

Duamë dhe ma thuaj këtë…

Thuamë që më do…
Duamë, dhe thuama kët gjë.
Kemi shumë gjëra për të mbrritur,
e këtë do ta përsëris pa u lodhur:
O ti, vela ime e vogël dhe e bukur,
ti që vrapon nëpër detin me ngjyrë vere të errët,
fluturo dhe eja tek unë.
Era fëshfërin në gjethet e pemëve, dhe më thotë se:
pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njeri-tjetrit.
Eja pra, eja!
Ku janë flokët e tu e ku është ai vit që nuk na ka parë ende bashkë?
E urrej dhe e dua atë vit që po ngjitet e po rritet
e që hëpërhë i fsheh njëmbëdhjetë muajt që ka përpara,
ndërsa gjethet e të dymbëdhjetit tashmë kanë rënë e kanë fluturuar kushedi se ku.
Pra, eja të mos ndahemi më, sepse çdo gjë rrjedh kaq shpejt,
çdo gjë është kaq e shkurtë,
e kumbimi i tyre mistik do të jetë i shurdhët e magjepës,
sepse këta tinguj vijnë nga thellësitë e detit.
Duamë, dhe ma thuaj këtë gjë,
mbaje pezull kohën me frymën tënde,
sepse kur më thua se më do, nga kreshtat e dallgëve të harlisura,
del e duket Atlantida dhe ne si në një tokë të thatë
do të kalojmë Detin e Kuq të harresës…
letra/ Erich Maria Remarque; Marlene Dietrich; Vullnet Muço; Rexhep Hida

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , , , , ,
Një përgjigje
  1. shehi lola Tha:

    “Ku janë flokët e tu, dhe ku është ai vit që nuk na ka parë ende bashkë… duamë dhe thuaj që më do!”
    Vargje që pavaresisht kohës kur janë shkruar tingëllojnë himn ndjenje në çdo kohë… edhe në kohet moderne të komunikimit, shpirti njeh atë mënyrën klasike të komunikimit…

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook