back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Njeriu që e do vendin e tij… – Një histori e vërtetë

Gazeta

Historia e Gomarit të Bardhë
Historia e Gomarit të Bardhë

Njeriu që e do vendin e tij…

Një histori e vërtetë

Në vitin 1898, Damaskun e vizitoi perandori gjerman, Wilhelm II.
Ai doli nëpër qytet dhe pati një pritje mjaft të ngrohtë.
Gjatë ceremeonisë së pritjes, diku në hyrje të kalasë, perandoresha, gruaja e ëilhelmit pa një gomar të bardhë e të bukur, që ia tërhoqi vëmendjen dhe kërkoi nga guvernatori i Damaskut, në atë kohë, Mustafa Asim Pasha, t’ia siguronte, në mënyrë që ta merrte me vete në Berlin.
Guvernatori filloi të kërkonte për të zotin e gomarit dhe mori vesh se ai quhej Ebul-Khajr Til’lu, prej të cilit kërkoi, që gomarin t’ia dhuronte gruas së perandorit, por ai i kërkoi të falur, mbasi nuk mund ta bënte një gjë të tillë.
Guvernatori u zemërua dhe atëherë i propozoi Ebul-Khajrit t’ia shiste gomarin, por ai vazhdonte të këmbëngulte e të refuzonte duke i thënë: O Efendi, unë kam gjashtë kuaj të mrekullueshëm, nëse do, unë ia jap të tërë dhuratë perandoreshës, pa asnjë kompensim, ndërsa gomarin, atë jo!
Guvernatori u habit prej kësaj përgjigjeje, prandaj e pyeti për shkakun.
Til’lu ia ktheu duke buzëqeshur: “Zotëria im, nëse ata e marrin gomarin për në vendin e tyre, atëherë gazetat e botës do të shkruajnë për të dhe njerëzit do të pyesin, se prej nga është gomari?
Ata do t’i përgjigjen: Prej Damaskut (Shamit). Kështu, “gomari damaskin” do të bëhet bisedë e njerëzve dhe ndoshta edhe çështje tallëse. Njerëzit do të thonë: A mund të imagjinohet, se perandoresha gjermane nuk ka gjetur në Damask diçka që e ka mahnitur, përveçse një gomari?! Për këtë arsye nuk ia jap asaj dhe as e shes!”
Guvernatori ia përcolli këtë lajm perandorit dhe perandoreshës, ku të dy qeshën, dhe i mahniti ajo përgjigje.
Ndërkohë, perandori nxori një dekret të tij, ku i jepte Til’los një dekoratë nderi.
 
Ka disa njerëz, që i frikësohen opinionit jo të mirë për vendin e tyre, ku njerëzit mund të flasin keq për të. Ndërkohë ka edhe gomarë, që shet vendin e tij dhe gjithçka ka në të!
.
Marrë nga muri i Lavdrim Hamjas
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.