Lazër Radi: Njeriu i rrugës së gjatë

Njeriu i rrugës së gjatë

Njeriu i rrugës së gjatë

 “Njeriu i rrugës së gjatë”

Monografi nga Lazër Radi, kushtuar luftëtarit Taf Përvizi.

Redaktimi dhe përgatitja për shtyp nga Jozef Radi
Botuar nga shtëpia botuese “Liria”, Tiranë 1996, 500 kopje, (fq. 132)

Mbas pesëdhjetë vitesh Lazër Radi rikthehet në Romë. Në ndjekje të gjurmave të rinisë së vet ai takohet edhe me mjaft shqiptarë që i kishin mbajtë lart vlerat e vendit të tyre. Në Romë ai njeh edhe luftëtarin dhe bashkpatriotin Taf Përvizi, nga Krajka e Prizrenit. Nga njohja me të, nga rrëfimet e këtij njeriu dhe kontributet e tija të shumta për çështjen shqiptare, lindi ky projekt, i cili me kohë mori formën e këtij libri…

“…Ndodh shpesh që jeta e nji njeriu të thjeshtë të vërtitet në kufijtë e thjeshtësisë së vet, pa mund kurrë me i kapërcye ata kufij. Ndodh gjithashtu që njeriu të futet në kallëpin e fatit, t’i nënshtrohet atij fati pa mundun me gjetë rrugëdalje… Por s’janë të rralla edhe rastet kur ky njeri çan në kundërrjedhë të fatit të vet duke mbrritur gjer në kufijtë e së pamundunës…” j.r.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Botimet  Etiketat: , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook