Një votë e vetme pro… – nga Kostandin Koliqi (Edhe pak për të qeshur…)

Votimet e 2 dhjetorit 1945 në Elbasan

Votimet e 2 dhjetorit 1945 në Elbasan

Një votë e vetme pro…  (edhe pak për të qeshur…)

nga Kostandin Koliqi

Kam shumë e shumë vjete që votoj, kjo për vetë moshën time… por këto votimet e tanishme, natyrisht po u benë, me kujtojnë një bisedë, bërë me një mikun tim të vjetër, të cilit i ati i tij, ia kishte treguar.
Historia në pak fjalë i kjo: Nëe zgjedhjet e para, mbas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, të atin e mikut tim, e kishin marrë nga qyteti ku banonte dhe e kishin çuar, kryetar të komisioni të zgjedhjeve, në qendrën e votimit në një fshat të Kukësit në Borje. (më duket se ështëe fshati i Namik Dokles!).
Në këtë fshat, ishin gjithsej 51 votues, dhe e theksoj se ishin, kundër “pushtetit popullor” qëe sapo kishte ardhur! Votimi në ato zgjedhje bëhej me gogla. Mbas mbarimi të votimit, u panë kutitë! Rezultati ishte: Në kutinë “kundër” ishin 50 gogla… në kutinë “pro” ishte vetëm 1 gogël!!
.
Kutitë e votimit në 2 dhjetor 1945

Kutitë e votimit në 2 dhjetor 1945

Erdhi momenti i shpalljes se rezultatit! Ai t’ia bënin hallit… Komisionerët e shihnin njeri-tjetrin në sy dhe nuk flisnin. Prisnin të shprehej kryetari, por ai heshtte… Atëhere, ndërhyn i deleguari i partisë dhe ju thotë:
-Eejjjj e doni jetën apo jo? Ndryshoni kutitë, se s’ka rrugë tjetër!!!
Dhe ashtu u bë. Rezultati u shpall: 50 votues për partinë dhe 1 votues kundra saj…
Mbas disa ditëve, në vendin ku mblidheshin zakonisht burrat e fshatit, u hap diskutimi i votimeve… Pothuaj të gjithë, duke përshpëritur, i thonin njeri-tjetrit në vesh se: “Ajo vota “kundër” ishte vota e tij!” E kështu, “Jo ti, po unë e votova kundër… Jo unë thoshte një i tretë, një i katërt e me rradhë… isha unë ai që votova kundër!”
Si përfundim, nuk u mor vesh kurrë se kush ishte ai që kishte votuar kundër Partisë, por fshati vetë e di se ç’hoqi nga një votë e vetme “pro”.
.
Marrë nga muri i Kostandin Koliqit, 25 qershor 2019
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook