back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Një vjeshtë libri mes miqsh… – nga Jozef Radi

Gazeta

Promovimi i librit "Pa moshë" i Artan Kafexhiut - nëntor 2022
Promovimi i librit “Pa moshë” i Artan Kafexhiut – nëntor 2022

Një vjeshtë libri mes miqsh…

nga Jozef Radi

Kjo foto asht nji kujtim tejet i bukur e domethanës i kësaj vjeshte në të hikun.
Të mbledhun “me kokrra misri” në “Friend’s Book House” në nji të enjte nantori, për librin poetik “Pa Moshë”, të Artan Kafexhiut…
ku do jena të ardhun prej larg e do janë t’atyshëm…
Libri “Pa Moshë” që na ka mbledhë bashkë asht përpëlitë shumë kohë, po shumë ama… mes ardhjes edhe heshtjes… pse si duket të tanë aty të mbledhun duem me qenë pak të pamoshë…!!
Po e vërteta asht se libri ka guxue dhe ka ardhë… dhe ne, do miq të librit e do të autorit, jena n’nji mbramje paksa konfidenciale, mbasi kena shkëmbye përpos urimeve edhe njoftjes, edhe do kujtime, edhe mjaft humor, edhe lexime po edhe ndonjë teke raki përgjat uratëve të thanme për librin…
Ajo çka mbeti kryefjalë, ishte knaqësia e gjetjes në nji diskutim që s’mund të harrohet lehtë… veç kur diçka ma e mirë, të mund me e mposhtë të mirën e kësaj mbramjeje vjeshte…
Unë besoj se diçka ma e mirë ka me ndodhë, e dikush ka me na mbledhë sërish!!

"Pa Moshe" - Artan Kafexhiu
“Pa Moshe” – Artan Kafexhiu

Duket sikur jena pak për nji takim letrar… po nuk jena edhe aq pak! Prandej në kënaqësi të leximit të figurave të mbledhuna po e nis kah vetja, për “lehtësi shpjegimi”!! Jam diku në qendër, në krah asht Isida Verria – ekonomiste, mjaft e lexueme dhe me njoftje jo të pakta mbi letërsinë; mbas saj, ngrehaluc, është studiuesi dhe shkrimtari Leka Ndoja! Në krahun tjetër kam Roland Tashon, suliotin e lashtë – arkivën të fotografisë shqiptare, mbas tij Fatmira Allmuça, agronome… po edhe e arteve… Në krah të saj asht zonja e Rolandit dhe më pas Erleta, motra e organizuesit, Artan Kafexhiu…
Në kambë solemnë janë të tan iu-të: Genc Myftiu, nipi të Mehmet Myftiu, Saimir Kadiu e Artan Kafexhiu, strumbullari kësaj pikëpjekje të paharrueshme, edhe autor i librit “Pa moshë” nip i Sokolëve me famë të Shkodrës… E mbyll qarkun Andi Papastefani, arkitekt, autor i mjaft librave mbi kët fushë, po edhe nun i këtij botimi…
Mungon në foto veç Ben Andoni, i larguem me arsye mbasi e piu nji dopjo raki, po edhe nipi i Artanit, që merrej me fotot dhe regjistrimin…
Mirupjekshim në qokën letrare të rradhës…
me 20 nantor 2022,

“Friend’s Book House” – 15 nantor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.