Një statujë e madhe e poetes Angelou… – nga Visar Zhiti

Poeti Visar Zhiti "takon" Maya Angelou

Poeti Visar Zhiti “takon” Maya Angelou

Një statujë e madhe e poetes Angelou…

nga Visar Zhiti

…Maya Angelou (1928-2014), na befasoi kur e pamë në rrugët e ëashingtonit, statujë madhështore, po sa e dashur dhe njerëzore ishte në jetë, poetja amerikane, aq shumë popullore, vepra e së cilës është vlerësuar kudo, me çmime e përkthime e mirënjohje të mëdha. E ku s’kishte punuar: shofere tramavaji, kamariere, striptiste, balerinë, këngëtare, gazetare, profesore, aktiviste, etj, por poezia e ngriti lart, e bëri të dashurën e popullit amerikan.
Në Shtëpinë e Bardhë, kur Bill Klintoni përuroi presidencën, ishte thirrur Maya Angelou të recitonte, poetja e parë e një ceremonie të tillë, më e larta, ndërkaq poeti Robert Frost ishte thirrur në përurimin e Presidentit John F. Kennedy.
.

Visar dhe eda Agaj Zhiti - te statuja e Maya Angelou

Visar dhe Eda Agaj Zhiti – te statuja e Maya Angelou

Grua legjendare, gjithë jetë dhe shpirt, ambasadore e shpirtit të gruas në botë, jo se ja dhuruan e as ishte farefis me ndokënd që mund t’i këtë në dorë këto punë, që pas kësaj bëhen më fodulle e më të kota, jo, ajo mbetet emblema e gruas në shoqërinë moderne plot shqetësime të shekullit XX.
Sot Maya Angelou ka datëlindjen, por çdo ditë është datëlindje e poezisë…
Pranë statujës së madhe të Maya-s na u duk se mund të banonim brenda kokës së saj, si në një shtëpi. E kush e di, mbase jemi…!
.
Marrë nga Muri i fb i Eda Agaj Zhiti, 4 prill 2019
.
Poezi e Maya Angelout - përkthyer nga Visar Zhiti

Poezi e Maya Angelout – përkthyer nga Visar Zhiti

Poezi e Maya Angelou - përkthyer nga Skënder Buçpapaj

Poezi e Maya Angelou – përkthyer nga Skënder Buçpapaj

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook