Një rrugicë elbasanase prej një piktori austriak
Leopold Forstner, ishte nji artist austriak i artit modern. Mik i ngushtë i piktorit të madh austriak, Gustav Klimt.
Ai ka udhëtuar në vitet 1917-1918, në cilësinë e oficerit të Perandorisë Austro-Hungareze në territoret e vendeve ballkanike. Kështu ka qenë edhe në Shqipëri, ku kryesisht është marrë me vizatime portretesh të banorëve nga krahina të ndryshme të vendit. Janë rreth 100 vizatime dhe 50 fotografi.
Nga qyteti ynë, Elbasan ka rreth 10 vizatime që nji pjesë është publikuar më parë te ADE.
Ky vizatim titullohet: “Rrugë pazari, pranë portës kalasë, Elbasan”, 19 maj 1917
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.