back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Një reagim në lidhje me marrëveshjen me Malin e Zi – nga Romeo Gurakuqi

Gazeta

Historiani Romeo Gurakuqi
Historiani Romeo Gurakuqi

Një reagim në lidhje me marrëveshjen me Malin e Zi

nga Romeo Gurakuqi

Marrëveshja me Malin e Zi duhet të jetë shumë më komplekse se sa ndërtimi i një Ure Fikse, të mbyllur, që lidh vërtet Tiranën me Kotorrin, por bllokon, anashkalon dhe injoron Shkodrën dhe interesat e saja ekonomike, tregtare dhe zhvillimore.
Nuk mund të mbërrish me vepra madhështore fundore në një cep të Shqipërisë, pa ndërtuar rrugën ndërmjetëse, Kryeurën mbi Drin dhe Ndërlidhjen Rrugore Tangenciale për Kryeqendrën e Veriut, që lidh gjithë vendin tonë me Europën në rrugë tokësore.
Nuk mund të vijohet më tej me punë kombëtare dhe ndërkombëtare në Veri të Shqipërise, duke izoluar Shkodrën, lënë në harresë dhe injorim interesat komunitare dhe zhvillimore të qytetit më të rëndësishëm të Gegnisë. Investimi në anët tona duhet të jetë proporcional dhe jo me ndikim dëmtues.
Në Podgoricë, dje, më së pari duhej shkuar me dosjen historisë të së drejtës së lundrimit mbi Bunë dhe të kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi (Jugosllavisë), për t’i bërë një update situacioneve të ndryshuara ndërshtetërore, rregullave të lundrimit dhe sistemimeve të koordinuara të rrjedhës së Bunës. Me sa kuptoj asnjë studim i investuar shtetërore nuk është bërë në këtë drejtim.
Ndërmarrja e Ujërave në Shkodër vërtetë është shkatërruar dhe transferuar në Lezhën e Re, por me sa kuptoj, edhe memoria e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë është jashtë efiçencës dhe naltësisë së nxjerrjes së dokumentacionit përgatitor të një mbledhjeje kaq të shumëpritur dhe mjaft të rëndësishme. Nuk pashë në fakt asnjë ekspert të së drejtës ndërkombëtare në skuadër, sikurse asnjë të tillë të hidroteknikës dhe navigacionit.
Duhet të kujtoj se interesat e bashkësisë shkodrane dhe ato të Shqipërisë janë shumë më komplekse se sa një Urë e Mbyllur.
Përsa i përket urës:
Duhet të bëhet gjithçka që ajo urë e re të jetë me mekanizëm hapjeje, që të mundësojë kalimi e anijeve deri në Doganën e Shkodrës së Rindërtuar dhe Pastruar;
Së dyti, marrëveshja me Malin e Zi mendoj se do të duhej të detajohej me rregullimin e përditësuar të lundrimit në Lumin Buna, rregullimin e përbashkët të rrjedhjes lumore, përmes punëve hidroteknike dhe pastrimit tërësor të shtratit lumor.
Presim një ndryshim qëndrimi dhe shumë më tepër dashamirësi për qytetin tonë të shtrenjtë, njerëzit e saj të mirë dhe fëmijet tanë në emigracion, që duan të vijnë në vendlindje.

Marrë nga Muri i FB i Romeo Gurakuqit, 2 mars 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.