back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Një popull me mend në kokë… – nga Parid Turdiu

Gazeta

Mbreti danez Christian i X parakalon para popullit - shtator 1940
Mbreti danez Christian i X parakalon para popullit –
shtator 1940

Një popull me mend në kokë…

nga Parid Turdiu

 Më 9 prill 1940, në ora 4:15 të mëngjesit forcat gjermane kapërcyen kufirin me Danimarkën asnjanëse. Luftanijet gjermane filluan të zbarkonin trupa në portin e Kopenhagenit. Garda mbretërore në Kopenhagen dhe disa njësi në Jutlandën e Jugut ofruan një farë rezistence. U vranë 16 ushtarakë daneze.
Ushtria daneze ishte e vogël, vendi krejt i rrafshët, lehtësisht i pushtueshën nga tanket gjermane. Qeveria daneze konkludoi që rezistenca do ishte e pamundur dhe u dorëzua “me protestë”.
Për shkak të qëndrimit bashkëpunues të qeverisë daneze dhe nevojës që kishte Gjermania për produktet bujqësore të Danimarkës, gjermanët preferuan ta lejonin Danimarkën të vetëqeverisej, nën protektoratin gjerman.
Danimarka siguroi një marrëdhënie të favorshme me gjermanët, brenda kushteve të luftës. Qeveria dhe parlamenti pothuajse nuk u prekën dhe vazhduan të funksiononin si më parë. Policia dhe gjykatat vazhduan ishin krejt danezë.
.

Rezistenca aktive e qytetarëve danezë (1940-1945)
Rezistenca aktive e qytetarëve danezë (1940-1945)
Mbreti Kristian X qëndroi në vend dhe vazhdoi të funksiononte si kryetar shteti. Gjermania përfaqësohej nga “i Plotfuqishmi i Rajhut”.
Qeveria daneze dominohej nga socialdemokratët. Kryeministri Stauning ishte antinazist i thekur, por ndoqi një politikë akomodimi me gjermanët, si e keqja më e vogël. Populli danez u tregua realist dhe u bashkua rreth mbretit dhe qeverisë, pa treguar njeri-tjetrin me gisht si tradhëtarë.
Në tetor 1942, Hitleri i dërgoi mbretit Kristian një telegram të gjatë e të ngrohtë. Mbreti Kristian i u përgjigj thatë “Spreche Meinen besten Dank aus. Chr. Rex” (Falemnderit shumë Kr. Mbret). Hitleri u zemërua. Tërhoqi ambasadorin gjerman. Përzuri ambasadorin danez. Zëvendësoi të Plotfuqishmin e Rajhut me një oficer SS, me direktivën për të shtypur rezistencën eventuale në Danimarkë…
Më 1943, pati zgjedhje të përgjithshme në Danimarkë. Pjesëmarrja qe 90 %, më e larta në historinë e vendit. 94 % votuan për partitë demokratike. Partia Naziste e Danimarkës mori vetëm 2.1 % të votave.
Pas Stalingradit filloi njëfarë rezistence aktive.
Me 29 gusht 1943, Gjermania e vendosi Danimarkën nën okupacion ushtarak direkt, duke urdhëruar trupat daneze të largoheshin nga Jutlanda, por shumica e institucioneve vendase vazhduan të funksiononin normalisht deri më 1945.
.
Shpetimi i Hebrejve Daneze
Shpetimi i Hebrejve Daneze
Shumica e çifutëve shpëtuan.
Në total u vranë rreth 6 mijë danezë, 3 mijë brenda vendit, 2 mijë në shërbim të gjermanëve në frontin rus, 1 mijë në shërbim të flotës angleze, një shifër shumë e ulët krahasuar me vendet e tjera.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.