Një pllakë guri me mbishkrim nga kështjella e Bashtovës – nga Dr. Niko Ferro

Kalaja e Bashtovës

Kalaja e Bashtovës

Një pllakë guri me mbishkrim nga kështjella e Bashtovës

nga Dr. Niko Ferro

Duke u marrë me vlera historike, arkeologjike të Lushnjës e të Divjakës, shpesh gjatë kërkimeve nëpër dosje të ndryshëm kam hasur foto të veçanta, të vjetra një pjesë e kam edhe ndarë me lexuesit.
Vëmendja këtë herë u përqendrua në dy foto të vjetra të publikuara në faqen e Arkivit të Shtetit. Në një nga këto paraqitet një pllakë guri me mbishkrim osmanishte ndërsa në foton tjetër jepet përkthimi i këtij mbishkrimi në gjuhën shqipe. Sipas shënimeve të fotove aty lexohet “pllakë guri me mbishkrim osmanishte e gjetur në Divjakë” Ku saktësisht nuk dihet??? Nuk dihet gjithashtu edhe vendndodhja në ditët e sotme.
Dikush nga më të vjetrit e Divjakës japin pyllin si vendndodhje por edhe këto pohime nuk mund të merren të sakta pasi në mungesë të dokumentacionit mund të aludohet.
Pa u zgjatur më tej po japim përkthimin ashtu siç shkruhet në foton e publikuar ne arkiven e shtetit.
“Në fillim të muajt të madhërishëm të Ramazanit të vitit 1096 [1684] u ndërtua [u rindërtua] kështjella e re. Zoti i mëshiroftë (iniciatorët)? Çaush Caushi i besuari i selis së Naltë, Mustafa Caushi, Zoti e ndjeftë! E shkroi fakiri Hasani, pastë mëshirë viti 1096… Kalaja e Bashtovës
Arkitektët e famshëm Istrat, Gjika, Vemehar Kalo? Ndërtuan një kështjellë?
Qoftë gjithmonë e fortë”.

Guri që flet për Kalanë e Bashtovës

Guri që flet për Kalanë e Bashtovës

Nga kërkimet arkeologjike e botuara (shiko Gjerak Karaiskaj 5000 vjet fortikime në Shqipëri) mendohet që koha e ndërtimit të kështjellës shkon në fund të shek. XV. Në gjykimin paraprake besojmë se viti 1684, ndoshta simbolizon rindërtimin e bërë ne disa pjesë të kalasë nga osmanët, muri perëndimor, i cili është ndërtim i një kohë më të vonë se shek XV. Në lidhje me pllakatën me mbishkrim osmanishte këtë e sqaron albanologu Hani në veprën e tij “Studime Shqiptare”, thotë, se kështjella e Bashtovës ishte ndërtuar në stilin frank (frankische styl). Kulla jugperëndimore sipas tij ka qënë e rrënuar qysh atëherë. Në anën perëndimore kishte një portë dhe, mbi të, një pllakë guri me mbishkrim turqisht.
Se si përfundoj në Divjakë ngelet për t’u sqaruar ndoshta dokumentet që do të zbulohen në të ardhmen do hedhin më shumë dritë.

https://fototeka.arkiva.gov.al/public/file/16961-fotografi-e-nje-pjese-guri-nga-kalaja-e-bashtoves-e-ndertuar-ne-vitin-1684-kavaje-zbuluar-ne-divjake-me-1932

Marre nga Faqja – Lushnja histori-tradita

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook