back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Një përshëndetje gjersa bota të jetë botë… – nga Abdulla Rami

Gazeta

Abdulla Rami - Përtej Harrimit - Ermira Xhomaqi
Abdulla Rami – Përtej Harrimit – Ermira Xhomaqi

Një përshëndetje gjersa bota të jetë botë…

nga Abdulla Rami

Abdulla Rami, kishte mbaruar studimet
nё Montpelier tё Francёs, pёr drejtёsi,
mbasi kishte shёrbyer mё parё si mёsues
dhe mbas studimeve si gjykatёs nё Kosovё…
Mbas 20 vitesh burg tё egёr politik, nё Burgun e Burrelit,
ai jetoi edhe pak vite nё liri…
Ky urim i tij i ndjerё i vitit 1968,
i pёrket pikёrisht kohёs, kur njё intelektual po gёzonte
atё pak liri, qё e dallonte Burgun e madh
nga kampi i interrnimit nё Gosё tё Kavajёs…
Agon Viti i Ri! Viti i Ri 1968!
31 Dhjetor! 1 Janar!
Sa mendime që vinë në këto dy data! Ëndrra të pambaruara! Një vit mbyllet, 12 muaj të gjatë… Sa ëndërrime e iluzione të kota, sa shpresa, besime, miqësi dhe jetë merr me vete ky interval kohe që fluturoi! Sa vuajtje, lot, zhgënjime, gëzime ngushëllonjëse dhe qetësime të përkohëshme që përmban.
Disa shohin në vitin që kaloi një vit më pak në jetën e tyre, disa të tjerë një vit më pak vuajtjesh, si një i burgosur që sheh si po i pakësohet vuajtja me një vit. Kështu njeriu nga çdo vit mosmirënjohës dhe i padurueshëm, ndahet pa keqardhje, sepse ai merr me vete veç psherëtima, trishtime dhe lotë.
Por si për të gëzuarin edhe për të mjerin, një vit është shumë dhe kjo të shtyn të mendohesh dhe të bësh një shqyrtim të ndërgjegjies. Çdo njeri thotë: A kam ecur diçka përpara, a kam vepruar mirë? A i jam afruar më në fund sado pak, asaj qenies ideale që çdo njeri i ndershëm duhet të ketë para syve duke thënë: dua ti shëmbëllej atij. Pyetje këto që shpesh herë mbeten pa përgjigje, e që i merr me vete mëngjesi i çdo janari në vorbullën e urimeve, përqafimeve dhe buzëqeshjeve. Nëse viti që mbaroi nuk shënoi për shumë njerëz, datën e vendimeve burrërore e të punëve fisnike, viti që vjen do t’ju sjellë së paku shpresën, se do të jetë këtë herë me të vërtetë, viti i rimëkëmbjes.
Përshëndesim dhe ngjatjetojmë Vitin e Ri!
Përshëndetje kësaj murmuritje të shpresës, këtij agimi të ri, këtij premtimi që çeli, kësaj shkëndie të jetës dhe të pranverës së re. Kjo përshëndetje do të qëndrojë gjersa bota të jetë botë e jeta të jetë jetë…
Gëzuar!
Abdulla Rami, Gosë, 1 Janar 1968
.
Abdulla Rami - Përtej Harrimit - Ermira Xhomaqi
Abdulla Rami – Përtej Harrimit – Ermira Xhomaqi

.

Marre nga libri “Përtej Harrimit” i autores Ermira Xhomaqi Godo

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.