back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Një klithmë trishtimi që bren dhe gurin… – nga Lefter Ballabani

Gazeta

Lefter Ballabani dhe i biri Elio
Lefter Ballabani dhe i biri Elio

Një klithmë trishtimi që bren dhe gurin…*

nga Lefter Ballabani

Buzëqeshja ime këtu në këtë foto është fallso, se zemra po më del nga kraharori.
Po ikën dhe ky, i dyti. Dhimbje të tilla të ndarjes, vetëm shqiptarët i kanë provuar.
Sot e përcolla Elion, për Bullgari për të marrë vizën në ambasadën Belge, pasi do të studiojë për Ekonomi në Bruksel, në Universitetin UK Lëvenit, të 50-in në botë. E fitoi vetë si i shkëlqyer, me rezultate të marra në gjimnazin “Petro Nini” në Tiranë.
Bëra mjaft përpjekje për ta mbajtur këtu, por më kot. Kërkon të realizojë ëndrrën e tij në Europë. Edhe tek “Petro Nini” e fitoi vetë, se nuk i takonte ai si gjimnaz për të studiuar. I thashë se atje do ta kishte të vështirë se ka konkurrentë bijtë e lekistëve, por më siguroi se do të ishte i shkëlqyer dhe do ta çante vetë. Dhe ashtu ndodhi! Mbaroi maturën me të gjitha dhjeta dhe tashmë përsëri më kërkoi të realizojë një arritje tjetër. Këtu pati rezistencën time, por më kot, më theu.
Logjika dhe argumentet e tij të pakundërshtueshme të përziera me sentimentalizmin tim prindëror, më bënë të dorëzohem…
Sot e përcolla Elion për vizën në Bullgari (sepse Belgët as ambasadën nuk e sjellin këtu), por nuk e ndjeja vetën mbi tokë, kisha humbur çdo ndjesi.
E ëma as foto nuk duroi të bënte nga dhimbja. Unë bëja sikur qëndroja. Po provoja edhe një herë një dhimbje të dytë si ajo kur përcolla nga Prishtina djalin e madh.
Shumë shqiptarë i kanë provuar dhimbjet e ndarjes, pavarësisht motivit të kësaj ndarje. Janë dhimbje shpirti…
Shtëpia ka mbetur bosh, ashtu siç Shqipëria po mbetet bosh. Jemi të pafuqishëm t’i ndalojmë. E megjithatë në këto ndarje kam gjetur forcë t’u them bijëve të mi:
-Mos na harroni ne prindërve!
-Mos e harroni vendin tuaj!
-Mbajeni kokën para, por një sy këndej!
-Ju ruajt Zoti, bijtë e mi!
-I ruajt Zoti shqiptarët fatkëqinj!
Na falni që Atmëmëdheun tuaj e bëmë të pajetueshëm!
.
Emigrimi - pikture e Agim Sulajt
Emigrimi – pikture e Agim Sulajt
Titulli redaksional nga radiandradi.com
.
Marrë nga muri i Fb i Lefter Ballabanit, 27 shtator 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.