Një ekspozitë e veçantë në Tiranë Grafite – nga piktori Avni Delvina

Gjimazistë në sallën e Teatrit Kombetar, duke ndjekur "Notre Drame de Tiran" te Avni Delvinës

Gjimazistë në sallën e Teatrit Kombetar, duke ndjekur “Notre Drame de Tiran” te Avni Delvinës

Një ekspozitë e veçantë në Tiranë

Grafite nga piktori Avni Delvina

Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta, nën koordinimin e mësueses së filozofisë Orilda Kalami, patën kënaqësinë të shohin nga afër punime të piktorit Avni Delvina.
Grafiti është një formë e veçantë pikture dhe mjaft interesante. Piktori Delvina me artin dhe antikonformizmin që e karakterizon një artist, ka sjellë me humor dhe ironi mesazhe duke shprehur këndvështrimin e tij në lidhje me ngjarje të ndryshme të realitetit shqiptar. Secili prej nesh ka refleksionet e veta personale pasi i sheh veprat e tij. Ato janë një thirrje për të qenë gjithmonë kritik, për të kërkuar më të mirën për vendin tonë.
.
Gjimazistë në sallën e Teatrit Kombetar, duke ndjekur "Notre Drame de Tiran" te Avni Delvinës

Gjimazistë në sallën e Teatrit Kombetar, duke ndjekur “Notre Drame de Tiran” te Avni Delvinës

Kjo risi në botën e pikturës është ndër më të rrallat. Nxënësit u shoqëruan nga zonja Adriana Kalaja (organizatore) dhe zoti Jozef Radi, i cili iu ka bërë edhe analizën veprave të piktorit.
Zoti Radi u shpjegoi nxënësve të gjitha pikturat dhe gjatë xhiros që ata bënë nën shoqërinë e tij u përfshinë në magjinë që ndërthurja mes realitetit dhe veprave të mëdha sjell.
Momenti më i bukur i vizitës në ekspozitën që u zhvillua në hollin e Teatrit Kombëtar, ishte biseda e piktorit me nxënësit. Ai ishte kureshtar të dëgjonte mendimet e tyre dhe iu përgjigj me shumë dashamirësi pyetjeve. Dëshira e z. Delvina për t’u shprehur të rinjve një pjesë nga bota e tij dhe kureshtia e këtyre të fundit për punët e tij krijoi një sinergji të bukur. Mesazhi që piktori iu dha të rinjve: arti të bën të fluturosh dhe të kapërcesh çdo barrierë.
Si e mbyllëm? Me një foto plot dashuri dhe me thënien: “Piktura nuk është bërë për të zbukuruar apartamentet. Ajo është një mjet sulmues ose mbrojtës kundër së keqes.” Pablo Picasso
Falenderime speciale artistit dhe organizatorëve.
.
Marrë nga Qendra Don Bosko Tiranë

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Shkrime mbi Jozef Radin  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook