Një Arbëresh i Italisë dhe një Shqiptare e Zvicrës sëbashku…

Nostalgia - Mario Caliva & Ermira Lefort

Nostalgia – Mario Caliva & Ermira Lefort

Një Arbëresh i Italisë dhe një Shqiptare e Zvicrës sëbashku…

Mario Caliva, Arbëreshi nga Italia
dhe Ermira Lefort shqiptarje nga Zvicra,
sëbashku në dy aktivitete kulturore në Trentino Alto-Adige

Gjatë datave 3 dhe 4shtator 2022, Shoqata shqiptare “Nënë Tereza” organizon në qytetet e Trentos dhe Bolzanos dy aktivitete kulturore me pjesëmarrjen e autorit arbëresh Mario Caliva dhe pianistes shqiptare me banim në Zvicër, Ermira Lefort.
Gjatë këtyre dy mbrëmjeve do të prezantohet vepra “Nostalgjia” e Mario Calivàs, një histori dinjitoze edhe pse me lotët e dramës, të largimit nga trojet e veta, me mbijetesën plot punë, për jetën, kulturën e traditën, integrimin, jo thjesht për të frymuar…
Në dy këto evente në Itali, në fillim të shtatorit, do ngjyrosin rrëfimin Monodramës së Mario Calivàs, fotot e tij magjike aktuale, të vajzave, djemve, fëmijëve, veshur me vezullimin e veshjeve arbërore, sëbashku me tingujt klasikë, romantikë, arbërorë, shqiptarë. E gjitha kjo do të shoqërohet në piano prej pianistes, Ermira Lefort, e cila përtë dytën herë i bashkëngjitet këtij prezantimi.

Mario Caliva & Ermira Lefort

Mario Caliva & Ermira Lefort

***
Mario Calivà është dramaturg, poet, gazetar, fotograf artistik arbëresh- kontemporan. Ai ka krijimtari artistike dhe publicistike interesante, multizhanër në arbërisht dhe italisht, shumë i lexuar edhe ndër shqiptarë. Ai bën prezantime letrare-muzikore të krijimtarisë së tij në Europë: Itali, Paris, Zvicër, Belgjike, Austri (3 nga të cilat edhe me Ermira Lefort si pianiste të shoqëruar dhe me ekspozita fotografish artistike bashkëkohore të arbëreshëve si dhe veshjeve të hershme historike të cilat mbahen në raste të kremtesh dhe festash shumë të rëndësishme për komunitetin arberësh në Siçili…

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook