back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Nexhmije Pagarusha, t’i puth duart… – nga Eda Zari

Gazeta

Këngëtaret Eda Zari dhe Nexhmije Pagarusha
Këngëtaret Eda Zari dhe Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha, t’i puth duart…

nga Eda Zari

Më 7 Maj 2018, Ikona jonë, Nexhmije Pagarusha, feston 85 vitet e saj të florinjta!
Ta kam thënë: “Dua të shkruaj emrin Tënd në plepin e vjetër…, sepse të dua me gjerësinë e detit dhe shtrirjen e qiejve…”
E kush nuk e njeh Pagarushën legjendare??
Më shumë se një këngëtare Pagarusha është një diva pa maniera, një talent dhe kontribut muzikor, një ikonë kulturore, simbol i një populli dhe trashëgimie të vojtur, një ambasadore paqesjellëse. Ajo pranohet në mënyrë rutinore nga të gjithë. Mbi të gjitha nga njerëzit e lënë jashtë shoqërisë, ata që këngët e saj i këndojnë në gaz e në vaj, që dritën e syve e kanë humbur, por shohin jetën me dritën e shpirtit. Për mua, ndryshe nga çdo artist tjetër, zëri i saj këngëtor pikturon fytyrën e shpresës, mallit, dashurisë, pritjes, lutjes dhe bekimit!
Të puth duart ty fqinje e Hënës tek mekesh me klas: “E dehun jam”, apo tek vibron: “E kujtoj un’ at takim, me lot e dashuri…!”
Këngët e saj dëshmojnë për gjenialitetin muzikor, kolegialitetin dhe frymën e bashkëpunimit me kompozitorët e saj të zemrës, që ndër vite na falën një sfond të gjerë muzikor, duke krijuar një fenomen unik kulturor.
Pagarush, Ti fyell mëngjesor! Ti je një letër dashurie Trinish nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja!
85 vjetori i ditëlindjes tënde është festimi ynë, festimi i fëmijërisë sonë dhe i rinisë sonë, i lutjeve tona, dashurisë sonë, forca, krenaria, lavdia, nderi dhe madje pavarësia e gruas, ndjenjë e qenies.
Të puth duart…
E jotja Eda.
7 Maj 2018
http://www.kultplus.com/opinione/eda-zari-nexhmije-pagarusha-ti-puth-duart/

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.