back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Nëpër stacione të jetës së Poetit Havzi Nela

Gazeta

Poeti Havzi Nela (1934-1988)
Poeti Havzi Nela (1934-1988)  

Nëpër stacione të jetës së Poetit Havzi Nela

(20 shkurt 1934 – 10 gusht 1988)

Havzi Nela u lind më 20 shkurt 1934.
-Kur qe vetëm nëntë vjeç i vdes i ati; dhe po në këtë moshë merr udhën e shtegtarit për arsye ekonomike dhe deri në vitin 1946 punoi si hyzmeqar nëpër disa shtëpi të Tiranës.
-Në revistën “Vatra Shqiptare”, më 1943 botohet shkrimi “Po besa, qejf boll kam” (nënshkruar prej N.K.), ku portretizohet Havzi Kollovozi (Nela), asokohe fëmijë nëntë vjeçar, ku “me të ardhur në Tiranë vendosi të bëjë dy punë bashkë, të punojë dhe të shkojë në shkollë”.
1946 deri më 6 tetor 1948: Ndjek shkollën në Kukës (nxënës konviktor me bursë shteti)
-Arratiset në Kosovë tek të afërm të vet, vazhdon shkollën dhe qëndron aty deri më 9 qershor të vitit 1949. Kthehet dhe punojë në bujqësi deri në vitin 1950.
-Shkon në shkollën pedagogjike Shkodër, por e ndërpret për arsye ekonomike.
-Punon arsimtar në Plan – Klos (Mat) deri në mars të vitit 1953; kërkon transferim, por e pushojnë nga puna.
-Kthehet në vendlindje dhe merret me bujqësi deri në nëntor 1953.
20 nëntor 1953 deri më 13 nëntor 1955: kryen shërbimin ushtarak.
Janar 1956: mësues në Lojme.
1957: në Shishtavec, përgjegjës i sallës së leximit.
-Fundi i vitit 1958: shkon në gjimnazin e rezervave të arsimit (Tiranë), ku diplomohet në arsimin e mesëm; kthehet dhe punon mësues në shkollën 7-vjeçare Shishtavec dhe njëkohësisht vazhdon shkollën e lartë me korespondencë.
1963: transferohet nga Shishtaveci në Surroj; refuzon, e dërgojnë mësues në Krumë ku punon vetëm pesë muaj.
1963: mbas kthimit nga Kruma, mësues në Topojan deri në paraditen e 26 prillit 1967.
22 prill 1967: në Shishtavec reagon ndaj kërkesave të regjimit për prishjen e kishave dhe xhamive, futjen në kooperativë bujqësore dhe ndërrimin e veshjes (“…Populli asht i sëmurë, tri gjylpana menjiherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë. Mungon edhe fjala e lirë dhe shtypi i lirë për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut…”).
26 prill 1967: arratiset.
6 maj 1967: pala jugosllave e dorëzon në postën kufitare (Morinë)
9 maj 1967: nis procesi hetimor.
22 maj 1967: dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e vet me 10 vjet heqje lirie.
8 gusht 1975: ridënohet me 8 vjet heqje lirie.
-Në harkun kohor: 1967-1986, kalon nëpër kampe e burgje të ndryshme (Elbasan, Vlorë, Spaç, Rrëshen, Burrel, Ballsh, Qafë-Bari).
shkurt 1983: i vëllai (Sh. Nela) nxjerr nga kampburgu i Qafë-Barit, 6 fletore me poezi të Havzi Nelës.

Botim poetik i Havzi Neles (pas vdekjes)
Botim poetik i Havzi Neles (pas vdekjes)

19 dhjetor 1986: lirohet nga burgu.
12 tetor 1987: internohet në katundin Arrën.
1 janar 1988: i vëllai (Sh. Nela) merr në Arrën një fletore me poezi nga Havzi Nela.
13 qershor 1988: largohet nga internimi.
15 qershor, ora 5.00 e mëngjesit – në Brekijë, konfliktohet me shpurën ndjekëse; e arrestojnë.
15 qershor, ora 9 e paradites: e dorëzojnë në Degën e Punëve të Brendshme të Kukësit; po në këtë ditë nis procesi hetimor.
21 qershor: mbyllet procesi hetimor.
22 qershor, ora 10.00 e paradites: formulohet vendimi për dënimin kapital në Gjykatën e Kukësit (dënim i paracaktuar).
24 qershor: zhvillohet gjyqi dhe në orën 16.00 shpallet vendimi, ku dënohet me dënim kapital “me vdekje, me litar”.
25 qershor: bën ankim pranë Kolegjit penal të Gjykatës së lartë ku kërkonte drejtësinë që i takonte.
16 korrik: Këshilli penal i Gjykatës së Lartë lë në fuqi vendimin e Gjykatës së rrethit Kukës.
Fillimgusht: Presidiumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës.
10 gusht, ora 03.30: Havzi Nela thotë fjalën e fundit.
10 gusht, ora 11 e paradites: trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit dhe mbyllet në magazinën e policisë.
11 gusht, ora 01 mbasmesnate: trupi futet në tokë, në një gropë shtylle.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.