Nënshkruesit e djegies së veprave të Trebeshinës – nga Shaip Beqiri

Kasem Trebeshina ne bisede me Shuaip Beqirin e Abdullah Zenelin

Kasem Trebeshina ne bisede me Shaip Beqirin e Abdullah Zenelin

Nënshkruesit e djegies së veprave të Trebeshinës

nga Shaip Beqiri

Tek mosvotimi juaj e mbështetnin arrestimin? - Direkt e kishin për protestën që bëra, se për votimin nuk e kapte Kushtetuta, por për të më dënuar futën veprat që kisha në dorëshkrimet që ndërkohë kisha bërë. Thirrën Lidhjen e Shkrimtarëve. Krijoi Kryesia e Lidhjes Komisionin prej nëntë vetash.

Cilët ishin ata? – Kryetar të komisionit caktuan Dalan Shapllon; anëtarë ishin: Llambro Ruci, Bashkim Kuçuku, Moisi Zoloshnja, Resul Bedo, Naum Prifti, Fatmir Gjata, Ruzhdi Pulaha… Atyre ua kishin ndarë dorëshkrimet sipas gjinive e llojeve. Ishte edhe një, po nuk po më kujtohet. Kishte edhe dy-tre dëshmitarë në gjykimin tim. Janë dosjet hetimore ku janë regjistruar të gjithë me të gjitha deklaratat e tyre. Ata thanë aty: ky është armik, e quan Enver Hoxhën mbret, komunizmin e quan mbretëri feudale, prandaj ne propozojmë që të digjet vepra e tij. Mbi atë bazë gjyqi mori vendimin për djegien e veprës sime. Unë jam dënuar me djegie të veprës sime letrare! Dënimi është ky: nëntë vjet burg, pesë vjet internim, pesë vjet heqje të të drejtave dhe djegie të gjithë veprës së tij. 

-Si ndodhi të mos bëhej djegia, si shpëtuan dorëshkrimet e tu?! – U bë djegia. Ato janë kopjet e dyta, të treta e të katërta që i kisha siguruar unë. Ismaili dhe të tjerët e dinin që ishin të zgjuar, por isha edhe unë i zgjuar. 
.
shtëpinë e Kasëm Trebeshinës, më 13. 8 1992, gjatë bisedës maratonike, me botuesin e “Buzukut” Abdullah Zeneli.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook