Nën lkurë t’nji vrasësi e t’shumë vrasësve bashkë…

Jozef Radi 2000

Jozef Radi 2000

N’lkurë t’nji vrasësi dhe t’shumë vrasësve bashkë…

Poezi nga Jozef Radi

Kjo poezi asht nji reflektim i thellë e i gjatë
mbi hallkat pafund të krimit dhe urrejtjes…
nji ankth që duhet t’na trazojë të gjithëve,
që mos i lejojmë hovin së keqes…

***

Nëse ndëshkimi i skajmë dhe egërshan
e ka mbjellë ndwr ne Ditën e çmendinës
ju gjeni njimijë arsye me u zagaritë me t’madhe
me prangat dhe dobsitë e mbetuna prej prangash.
Nëse ndokush gjen ngushëllim e pshtim te deka e ndokujt prej jush
ju kësaj bishe të ngecun mbrenda nesh
i përgjigjeni me kope bishash të kaltra
veshun n’pancirë pushteti dhe urrejtje…
Jo, s’asht deka e vobegtë e askujt
që ka me i randue gjethet e porsaçiluna të marsit
po deka e krejt nji fryme që i përgjunjet dhunës
ndër do andrra t’vjetra t’nji dimni të hikun kahera…
prill 2014

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Poezia  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook