back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Nën lkurë t’nji vrasësi e t’shumë vrasësve bashkë…

Gazeta

Jozef Radi 2000
Jozef Radi 2000

N’lkurë t’nji vrasësi dhe t’shumë vrasësve bashkë…

Poezi nga Jozef Radi

Kjo poezi asht nji reflektim i thellë e i gjatë
mbi hallkat pafund të krimit dhe urrejtjes…
nji ankth që duhet t’na trazojë të gjithëve,
që mos i lejojmë hovin së keqes…

***

N’se ndëshkimi i skajmë egërshan
e ka mbjellë ndër ne Ditën e çmendinës
ju gjeni njimijë arsye m’u zagaritë me t’madhe
me prangat dhe dobsitë e mbetuna prej prangash.
N’se ndokush gjen ngushëllim e pshtim te deka e ndokujt
e ju kësaj bishe ngecun mbrenda nesh
i përgjigjeni me nji kope bishash të kaltra
veshun n’pancirë pushteti dhe urrejtje jeni të mbaruem…

Jo! S’asht deka e vobegtë e askujt
që ka me i randue gjethet e porsaçiluna të marsit
pos deka e krejt nji fryme që i përgjunjet dhunës
ndër do andrra t’vjetra t’nji dimni hikun kahera…
prill 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.