back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

“Në valën e dramës shqiptare – Korça dhe Korçarët” nga Niko Stralla

Gazeta

Niko Stralla - “Në valën e dramës shqiptare - Korça dhe Korçarët”
Niko Stralla – “Në valën e dramës shqiptare – Korça dhe Korçarët”

“Në valën e dramës shqiptare – Korça dhe Korçarët”

nga Niko Stralla…

 
Nji mbrëmje vere, si miq të vjetër të Profesor Klodi Stralles,
u mblodhëm te Taiwani për nji kafe, po më shumë edhe për ta uruar mikun tonë
në botimin e një vepre të babait të tij, Niko Strallës.
Zakonisht bisedat tonanë këtë hapësirë shpërndarjesh ku jetojmë
vërtiten në problemet e shumta
që i shqetësojnë e i trazojnë shqiptarët në kët pragzgjedhjesh,
si brenda dhe jashtë hapsirës territoriale,
por kënaqësia e një botimi dhe dhurimi i një libri,
i dha një tjetër ngrohtësi bisedës, kujtimeve,
mallit për Korçën, Liceut Francez, viteve ’30, dhe krejt një bote të bukur,
e cila edhe pse bëhet gjithnji e më e largët,
mbetet një model që e vranë kohrat e mëpasme…
Urime Profesor Klodi, në kët përkujdesje të këtij botimi.
jozef radi, 11 qershor 2017
 
Klodi Stralla 2013
Klodi Stralla 2013

Këto ditë qershori, që përkojnë edhe me 110 vjetorin e lindjes të autorit, doli në libraritë e kryeqytetit libri “Në valën e dramës shqiptare – Korça dhe Korçarët”, një libër me karakter historik, i autorit Niko Stralla.

Libri është një pasqyrë e gjallë e jetës ekonomike, politike, sociale dhe arsimore e krahinës të Korçës, midis viteve 1878-1909, një periudhë 30 vjeçare, që në historinë tonë kombëtare njihet si Faza e parë e Rilindjes Kombëtare Shqipëtare. Dokumenta historike, statistika arkivore, referime studimesh autorësh, vendas dhe të huaj, por dhe kujtime të shumë bashkëkohësve, që autori i ka njohur dhe kontaktuar personalisht, përbëjnë shtratin e vërtetësisë të fakteve dhe ngjarjeve të përshkruara. Libri është njëherazi një studim historik serioz, por edhe i shkruar në një gjuhë e stil të thjeshtë e të kuptushëm për një rreth sa më të gjerë lexuesish.
Ndonse ngjarjet fokusohen kryesisht në Korçë e në rrethinat e saj, autori ka ditur t’i vendosë ato në një kontekst më të gjerë, europian e ballkanik, por edhe shqiptar në tërësi, si brenda kufijve ashtu edhe në diasporë, aty ku jetonin e punonin shumë shqiptarë atdhedashës.
Episodet e hapjes të Mësonjëtores të Parë Shqipe në 7 mars 1887, patriotët korçarë që kontribuan materialisht e mendërisht në këtë ngjarje madhore kombëtare, reaksioni otoman dhe klerikal vendas kundra saj, hapja e klubeve të shumtë me karakter patriotik pas shpalljes të Hyrjetit (Kushtetutës), mirëbërës të shquar korçarë etj, janë në qendër të këtij libri historik.
Libri u dedikohet 3 patriotëve korçarë, Jovan Cico Kosturi, Orhan Çerçis Pojani dhe Efthim Vasil Marko (të cilët janë edhe në kopertinën e librit), drejtues të Komitetit të fshehtë të Korçës, që mundësuan, në kushte tejet të vështira, hapjen dhe mbajtjen e Mësonjëtores të Parë Shqipe, të ideuar në Stamboll, të sponsorizuar në Bukuresht dhe të vënë në jetë në Korçë.
Studentët Korçarë të Francës - 1929
Studentët Korçarë të Francës – 1929
Autori Niko Stralla, i diplomuar në histori dhe drejtësi në Montpellier të Francës në vitet ’30, të shekullit që shkoi, ishte një korçar autokton, që gjithë jetën e vet e kaloi në qytetin e tij të lindjes, duke qenë për shumë vite, në kohën e Monarkisë si profesor i historisë e gjeografisë në Liceun Kombëtar, drejtor i shkollës Normale Femërore të qytetit dhe mbas lufte, mësues i historisë në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”. Në 15 vitet e fundit ai punoi si avokat pranë Dhomës të Avokatisë Korçë, deri sa doli në pension në 1967, me suprimimin e saj.
Libri, që përbën një pjesë të vogël të dorëshkrimeve të tij, që presin dritën e botimit, është rreth 200 faqe, i shoqëruar edhe me foto të kohës. Ai duhet të jetë pjesë e pasurisë të përbashkët studimore, si për institutet studimore të specializuara, për bibliotekat e shkollave, por edhe për bibliotekat tona personale e familjare.
Historia e të kaluarës tonë duhet të jetë njëherazi dije, kujtesë, por edhe mesazh për të ardhmen tonë.
Klodi Stralla (djali i autorit)
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.