back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Në plotësim të një shkrimi ose tragjeditë shqiptare të ndarjes për së gjalli… – nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

Krerët e kolonisë shqiptare të Egjiptit, 28 Nëntor 1963, (Musa Shehaj, i treti nga e majta, Qerim Haxhiu i pari nga e djathta e fotos)
Krerët e kolonisë shqiptare të Egjiptit, 28 Nëntor 1963,
(Musa Shehaj, i treti nga e majta, Qerim Haxhiu i pari nga e djathta e fotos)

Në plotësim të një shkrimi

ose tragjeditë shqiptare të ndarjes per se gjalli…

nga Artan Gjyzel Hasani

Jozef,
nëse më lejon ta zgjeroj disi informacionin rreth këtij statusi, rreth patriotit Qerim Haxhiu, të shkruar nga Kevin Haxhiu!
Qerim Haxhiu, ka qenë miku dhe shoku më i ngushtë i tim gjyshi, Musa Shehajt, dhe kanë jetuar në Kairo përmbi 60 vjet.
Im gjysh shërbeu për më shumë se 20 vjet, kryetar i Kolonisë Shqiptare të Egjiptit. Shokë klase me Qerimin qysh në medresenë e Tiranës, e më pas tërë jetën e tyre në Egjipt.
Në disa nga foto të postuara në këtë status e dalloj lehtësisht gjyshin tim.
.
Qerim Haxhiu, Fatbardha dhe Gjyzel Hasani, Lushnje 1967
Qerim Haxhiu, Fatbardha dhe Gjyzel Hasani, Lushnje 1967
Nga mesi i viteve 80-të pasi u shtrua në një azil grekoamerikan të Kairos me këmbë të prerë nga gangrena diabetike, im gjysh e caktoi Qerimin si administrator të pasurive të veta të patundëshme në Egjipt, (duke përfshirë edhe bibliotekën që mbreti Faruk ia pati dhuruar Musa Shehajt).
Në vitin 1967, Qerim Haxhiut iu mundësu një vizitë në Shqipëri dhe prindërit e mi shkuan e takuan në Lushnje në shtëpinë e Haxhiajve. U mikpritën me shumë dashuri, nderim dhe respekt për tre ditë nga Qerimi dhe vëllezërit e tij. “M’u duk sikur më kishte ardhur një pjesë e babait” thoshte ime më, sa herë që e kujtonte atë takim. Për babanë që nuk e pa kurrë.
Ka edhe një episod, që lidhet me këtë vizitë të Qerim Haxhiut në Shqipëri. Në vitin 1975, pas eleminimit të Beqir Ballukut, diktatori shpërndau një qarkore në lidhje me “grupin puçist”, ku ndër të tjera, shkruante: “Beqir Balluku i dha makinën e tij të shëtiste nëpër Shqipëri të arratisurit dhe armikut të Partisë, Qerim Haxhiu!”
.
Musa Shehaj, në Kairo te shtëpia e një mikut të tyre
Musa Shehaj, në Kairo te shtëpia e një mikut të tyre
“Ne e dimë që ju të dy e keni takuar Qerim Haxhiun, kur ai erdhi ne Shqiperi, por tani e tutje t’i vini gishtin kokës!” iu thanë në Komitetin e Partise të dy prindërve të mi, pasi iu lexuan fjalët e diktatorit.
Gjyshi im. Musa Shehaj, vdiq ne 1997, por ne e mësuam këtë fakt dy vjet më pas, kur nëna pas një mungese të gjatë letërkëmbimi nga ana e gjyshit, i shkruajti Qerimit, i cili u tha se: “Musai kishte vdekur në prill të 1997, dhe Qerimi na kishte dërguar një letër për të na njoftuar, por për shkak të luftës që bëhej në Shqipëri në atë vit letra nuk erdhi kurrë në dorën tonë.
Më poshtë po sjell edhe disa foto nga vizita e prindërve të mi në shtëpinë prindërore të Qerim Haxhiut në Lushnje.
.
Fatbardha dhe Gjyzel Hasani, duke drekuar në shtëpinë e Haxhiajve në Lushnje me Qerimin dhe vëllanë e tij...
Fatbardha dhe Gjyzel Hasani, duke drekuar në shtëpinë e Haxhiajve
në Lushnje me Qerimin dhe vëllanë e tij…
Ambasadori i Shqipërisë Faruk Borova dhe Qerim Haxhiu (djathtas)  në dhomën e tim gjyshi (shtrirë në shtrat) në azilin grekoamerikan të Kairos
Ambasadori i Shqipërisë Faruk Borova dhe Qerim Haxhiu (djathtas)
në dhomën e tim gjyshi (shtrirë në shtrat) në azilin grekoamerikan të Kairos
Homazhe ne Varrin e Andon Zako Cajupit ne Kajro ne 1951
Homazhe ne Varrin e Andon Zako Cajupit ne Kajro ne 1951

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.