back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Në ditëvdekjen e Lizës së vërtetë të “Leonardos” – nga Albert Vataj

Gazeta

Mona Lisa
Leonardo da Vinci – Mona Lisa

Në ditëvdekjen e Lizës së vërtetë të “Leonardos”

nga Albert Vataj

Fisnikja italiane Lisa del Giocondo që u bë gruaja më e famshme në bota si Mona Lisa!
Kjo është Mona Lisa e famshme e Leonardi da Vinçit, Lisa, që ishte bashkëshortja e një tregtari të moshuar, nëna e pesë fëmijëve dhe gruaja italiane, të cilën do ta bënte misteri i buzëqeshjes së saj si gruan më të famshme të njerëzimit.
Lisa del Giocondo u lind më 15 qershor 1479 dhe vdiq më 15 korrik 1542. Ajo ishte një fisnike italiane, anëtare e familjes Gherardini të Firencës. Emri i saj është transformuar në logo të Rilindjes së Artë dhe në emblemë e debateve, hamendësimeve, trilleve dhe teorive të ndryshme që i rrethvijnë buzëqeshjes misterioze që ka stampuar Leonardo da Vinçi në fytyrën e Mona Lisa.
Për Lisën e famshme të Leonardos, ajo që dihet është e pamjaftueshme, por gjithsesi koha e ka konsideruar. Ajo u lind në Firence dhe u martua me një tregtar rrobesh dhe mëndafshi, kur ajo ishte në moshën e adoleshencës, i cili më vonë u bë një zyrtar vendas. Lisa del Giocondo ose Mona Lisa e pikturës ishte nënë e pesë fëmijëve. Ajo bëri një jetë pa mungime dhe trazime duke i sjellë bashkëshortit të saj një jetë plot vitalitet dhe impuls emocional, pavarësisht diferencave të mëdha moshore.
Shekuj pas vdekjes së Lizës, Mona Liza u bë piktura më e famshme në botë dhe mori një jetë të veçantë nga Liza, femër, grua, bashkëshorte dhe mister, iniciuar pas buzëqeshjes së saj enigmatike, rreth së cilës pati kaq oreks dhe frymëzim trillimi, sa do ta vendoste atë në kryeradhën e veprave të artit më të debatuara.
Spekulimet nga studiuesit dhe hobistët e bënë veprën e artit një ikonë të njohur globalisht dhe një objekt komercializimi. Ky zell do të lejonte 5 shekuj pa e veshur me njohje reale, gruan që kishte pozuar për mjeshtrin. Vetëm në vitin 2005, Lisa del Giocondo u identifikua përfundimisht si modeli për Mona Lisa të Leonardi da Vinçit.
.
Marrë nga muri i Fb i Albert Vataj, 15 korrik 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.