back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Në Burgun e Spaçit me Miqtë e gazetarëve mbas 35 vitesh – etyd nga Jozef Radi

Gazeta

Vangjel Lezho - Fadil Kokomani - Xhelal Koprencka
Vangjel Lezho – Fadil Kokomani – Xhelal Koprencka

Në Burgun e Spaçit me Miqtë e gazetarëve mbas 35 vitesh

etyd nga Jozef Radi

kushtuar Xhelal Koprenckës, Vangjel Lezhos, Fadil Kokomanit

Jashtë bie shi, shumë shi…
Brenda një muzikë hyjnore të rinjsh të ardhur nga përtej, përpiqet të këndellë shpirtrat e atyre që guxuan të rebelohen kundra së Keqes, që i kishte mbyllur në këto humnera guri, minerali dhe tullash silikate…
Unë jam sa jashtë edhe brenda, sa në vdekjen e pavarr të atyre tre guximtarëve, Koprencka, Lezho e Kokomani, që i shkruan letra aq të ashpra diktatorit, sa në magjinë flatruese të muzikës, sa në fytyrat e atyre tre ish të burgosurve të Spaçit, që i kanë risjellë shpirtrat e shokëve të tyre përmes librave, sa në shiun që me dëshirë e lejoj të më lagë jashtë këtij kësolli të paharruem, sa në zhurmën e përroit atje përfund skëterrës… që besoj kështu të ketë rrjedhur ndër shekuj…
Dhe sytë më rrëshqasin gjithkah këtij rrënimi, te bjerrja, te grryerja të ndryshkja e këtyre mureve…
Kurrë në jetë time s’kam parë një bjerrje të tillë muresh…
U rrëshqana jo vetëm me sy atyre tullave trishtuese, e më rrëshqitën lotë. Sa shumë lotë ka kësaj Skëterre, sepse vetëm Kripa e Lotëve të Dhimbjes grryen kështu… Ky vend i mbrapshtë, ku dikur ka jetuar kënga e dhimbjes së Korit të Skllevërve të “Nabuco Donosorit” me drejtë mund të quhej: Kadastra e Lotëve të një Kombi…
Shihini… dhe mos më jepni të drejtë… Vetëm shihini, vetëm shihini dhe kaq…
Jashtë qielli pikon, muret pikojnë, unë pikoj… pikojnë të gjithë ata që dikur ishin pjesë në kët rrënim… Gjithkah të ndjekin ca mbajtëse hekuri që muret të mos bien, që t’i mbajnë edhe pak ata shpirtra të gremisur, ku fjala, muzika dhe kujtesa kanë zbritur kësaj rrëpire të frikshme si një shpresë e mekur…
Të gjithë lexojmë këta mure të laskaruar, të grryera, të urryera dhe përpiqemi t’u japim të drejtë atyre tre guximtarëve që na kanë sjellë këtu!
Kjo është muzika e heshtur e tyre… pa piano… pa violonçel… pa violinë! Rrëshqas mbi këto mure me sy, me pëllëmbë, me dhimbje!
Ju ftoj edhe Ju…
Ndaj u ndjeva sa Brenda edhe Jashtë kësaj bote të fyer deri në paftyrësi…
.
jozef radi, Burgu i Spaçit, 29 Maj 2019
.
Burgu i Spaçit dhe letra e protestes
Burgu i Spaçit dhe letra e protestes

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.