Ne bukëshkelurit… At Fishta Poezi Meti Fidani

At Gjergj Fishta (1871-1940)

At Gjergj Fishta (1871-1940)

 Ne bukëshkelurit… At Fishta

Poezi nga Meti Fidani

Ne bukëshkelurit, ne faqenxirët, At
që 50 vjet, u çmendëm pas “të marrit”
ne, edhe të vdekur At, s’të lamë rehat
eshtrat e lodhura, t’i shkulëm prej varrit

ato eshtra, që na sollën, t’parën abetare
ato eshtra, që tundën Kongresn’ e Manastirit
ku ti hodhën At, ku…? Ah, nuk dihet fare
në Bunë, në Drin, a zallishteve të Kirit

ato eshtra, që tundën Konferencën e Fuqive
ato eshtra që trembën, mbretër e baronë
ato eshtra, që ballë u bënë hordhive
ato eshtra, që e shpëtuan Shqipërinë lehonë

Ne bukëshkelurit At, me marksizëm helmuar
infektuar me teza, me pleh-niume, me frikë
n’atë gjysëm të dytë, të shekullit të shkuar
me historinë u tallëm, i veshëm politikë

Ti na le testament… Me shkronja, me shtet
ne kockat t’i hodhëm, ndër lumenj e zallishta
o Zot, ç’mëkat, s’e lan as lumë, as det
ne bukëshkelurit, ne… O i miri im, At Fishta!

(Marrë nga muri i fb. i Meti Fidani)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook