Ndahet nga jeta Lirie Bajraktari – Gashi (Gazeta 55)

Lirie Gashi (1933-2013)

Lirie Gashi (1933-2013)

Lajmi i vdekjes se Lirie Bajraktarit - Gashi

Dje u nda nga jeta zonja Liri Gashi-Bajraktari, bijë fisnike e Lumës, simbol i virtyteve dhe sakrificave të shtresës së të përndjekurve nga rregjimi komunist.

Liria u lind në Domaj të Ujmishit, në 5 Mars të vitit 1933, në fmiljen e famshme të Bajraktarit të Lumës.
Ajo është vajza më e vogël e Kolonel Muharrem Bajraktarit, figurë  historike e përmasave kombëtare, për të cilin gjithë populli i Lumës ushqen respekt e nderim të njëmendtë. Liria ishte e martuar me Qemal Gashin, një ish student gjimnazi të Prishtinës, nga familja e Aziz Agës në Nangë të Lumës. Ajo ishte nënë e katër fëmijëve, djalit Azizit dhe tre vajzave Lavdies, Irenës dhe Almës.
Fati i kësaj vajze, nëne dhe motre, që në hapat e para të jetës do të tregohej shumë i pamëshirshëm… pa asnjë shkak tjetër, veç pse ishte bija e Bajraktarit. Emri i saj ndonëse është mishërim i dimensionit më të thellë të qenies njerzore – lirisë – rezultoi në faktë një eufemizëm… pse jeta e Liries nga fëmijëria, deri në moshën e shtyrë ishte praktikisht një dënim i pafundshëm me pranga dhe tela me gjëmba. Kalvari i vuajtjeve nisi me pushtimin e vëndit nga Italia fashiste, kur familja e Bajraktarit u internua në Ballsh ,ngaqë Muharremi njihesh si kundështar i rreptë i pushtimit. Ky dënim dhe ndëshkim për shkak të aktivitetit të prindërve i urdhëruar dhe ekzekutuar nga pushtuesi i huaj do të qindfishohej pas ardhjes në pushtet të “çlirimtarëve” komunistë me yllin e moskovit në ballë. Arsyeja dihej: -Muharrem Bajraktari qe shpallur armik nga Partia Komuniste dhe mentorët e tyre serbë. Si pasojë, do të dënohej jo vetëm familja e tij, po mbarë fisi për të mos thënë e gjithë krahina. Fëmijët, pleqtë dhe krejt familja internohen qysh në muajt e parë të vitit 1945, fillimisht në Berat dhe pastaj në Tepelenë. Këtu do të humbin jetën disa prej pjestarëve të familjes së Bajraktarit, në mes të cilëve edhe nëna e Liries. Por ajo arrin të mbijetojë për të dëshmuar vitalitetin dhe forcën e gjenit fisnik të familjes dhe fisit të saj. Pas shumë stërmundimesh e transferimesh nga një kamp në tjetrin, Liria vendoset në Savër të Lushnjes, si mjaft të internuar të tjerë antikomunistë. Këtu arrin të martohet dhe të krijojë familjen e vet, mes sakrificash të panumërta dhe privimesh që tashmë njihen nga të gjithë. Vitet e fundit të jetës ajo i kaloi mes nipash e mbesash si një gjyshe e dhëmshur dhe shpirtëmadhe, duke ju lënë si trashëgim mësimet e hidhura të gjithë një jete nën diktaturën komuniste…
U prehsh në paqe nëna dhe motra jonë e pa harrueshme Lirie!
Shefqet Hoxha
Izet Duraku
Zenel Peposhi
Beqir Sina
Xhevat Gjana
Amir Zonja
Neritan Kolgjini
(Marrë nga Gazeta 55, 2 nëntor, 2013)

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook