back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Musine Kokalari (1917-1983) nga Klodi Stralla

Gazeta

Musine Kokalari studente
Musine Kokalari studente

Musine Kokalari (1917-1983)

shkrim nga Klodi Stralla

Në përvjetorin e 97 të lindjes

“…Unë nuk kam nevojë të jem komuniste
që ta dua vendin tim.
E dua atë edhe pse nuk jam komuniste.
Unë e dua përparimin e Shqipërisë.
Ju mburreni se keni fituar luftën,
dhe tani ju jeni fituesi që doni tìi shuani ata
që ju i quani kundërshtarë politikë.
Unë mendoj ndryshe nga ju,
por unë e dua vendin tim.
Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia…!”
Musine Kokalari – nga deklarata në gjyq

Këto fjalë janë shqiptuar nga Musine Kokalari në sallën e gjyqit komunist, në 2 korrikun e vitit 1946, ku ajo u dënua me 20 vjet burg, me akuzën qesharake “veprime sabotazhi” ndonse kushdo e dinte se ajo po dënohej për fjalën dhe mendimin e lirë.

Musine Kokalari, u lind 97 vite më parë, më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tirane. Në vitin 1937, Musineja mbaroi Institutin femëror “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romes, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thote nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatres”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan nga komunistet vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan edhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracise”.
Në fushën e krijimtarisë artistike, në botimet e para “Seç më thotë nënua plakë”, “Rreth vatrës”, “Sa u tunt jeta” e deri te botimi i fundit “Sikur të isha një lule”, shkrimtarja e parë shqiptare, Musine Kokalari, ka trajtuar temën e mjerimit, duke i parë skicat nga një vëzhgim i hollë i realitetit dhe duke i ndjerë me një psikologji të thellë. Ideali për barazi shoqërore i kalonte kufijtë e klasës së saj, duke mos pasur asnjë pretendim material përpara asaj ideje të madhe që donte të realizonte. Koha e provoi se Musineja u flijua në vazhdimsi për këtë ideal, prandaj ajo përsëri do t’u flasë brezave me gjuhën e heronjve.

Musine Kokalari dhe i vellai
Musine Kokalari dhe i vëllai Vesimi

Tema tjetër për emancipimin e gruas dhe pjesëmarrjen e saj aktive, çlirimi nga zakonet e vjetra, është trajtuar në shumë skica të saj, në kohën kur ishte për studime në Universitetin e Romës dhe këto mesazhe Musineja i kishte për vajzat shqiptare, që të luftonin fanatizmin e të merrnin rrugën e shkollimit, për t’u bërë forca aktive në progresin shoqëror. Madje, ajo vetë nuk pranoi të punonte pas studimeve në Universitetin e Romës, por erdhi të kontribuojë në vendin e të parëve të saj. Ishte vendosmërisht e bindur se kontributi i saj i duhej Shqipërisë.
Një tjetër temë që Musineja trajtoi në skicat e saj ishte dhe ajo e lirisë së individit, ku vetë ishte e lirë të shkruante dhe të mbronte haptazi idetë e saj. Musineja ishte nder te parat në demonstratat atifashiste dhe në formimin e Partisë Socialdemokrate. U përpoq shumë për daljen e gazetës “Zëri i Lirisë” dhe integrimin e PSD në frontin nacionalçlirimtar. Ëndrra e saj për bashkimin mbarëkombëtar gjeti mbështetje të plotë nga familja e saj: i ati Reshat Kokalari, gjykatës i njohur, dhe nga vëllezërit Vesim, Muntaz dhe Hamit, me profesione, profesor, jurist dhe përkthyes. Këta ishin dhe njëkohësisht shokë të saj, me të cilët konsultohej.
Musineja shkruante dhe vepronte pa komplekse, vetëm e vetëm që t’i shërbente kombit dhe kulturës shqiptare. Ajo ishte një shkrimtare e talentuar, revolucionare e vendosur në mbrojtjen e pikëpamjeve të saj, intelektuale e shquar, demokrate përparimtare, por vetëm komuniste, siç e kishte pohuar edhe vetë në gjyq, nuk ishte. Ky ishte i vetmi faj i saj, që e vuri në bankën e të akuzuarve dhe nën hakmarjen primitive të bashkëqytetarit të saj, udhëheqsit mediokër…
(marrë nga muri i fb.10 shkurt 2014)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.