Muret e muzgut Poezi nga Lazër dhe Jozef Radi

Muret e Muzgut

Muret e muzgut

Poezi nga Lazër dhe Jozef Radi

Botuar nga shtëpia botuese “Lilo” me kopertinë të Eleni Laperit.

Redaktore Sevim Arbana, Tiranë 1993, 1000 kopje, (fq. 160)

“Muret e Muzgut” asht libri i parë i Lazër dhe Jozef Radit.
Dhe s’mund të ishte ndryshe, mbas asaj ndalese gjysëshekullore, veçse me u shfaqë njashtu bashkë: At e Bir… si nji hallkë që koha nuk mundi me e shkëputë.
Në libër janë të përfshime kryesisht krijime të shkrueme nën trysninë e diktaturës, ku secili paraqitet nën at kandvështrimin e vet poetik.
Libri asht përplot me gjendje shpirtnore, me fragmente dëshpërimesh dhe shprese, me andrra për nji botë ndryshe, me vargje plot dashni e dhimbje, të cilat mujtën me i mbijetue kohës së dhunës dhe terrorit ma të egër.
Ndryshe nga librat poetikë të kohës, ai s’ka asnji lidhje me nënshtrimin ndaj diktaturës dhe as me poezinë e realizmit socialist. Ai mbetet ndër dëshmitë e para, që arti të shkruemit, dhe fjala e lirë i kishte mbajtë gjallë këta njerëz edhe në skëterrat e tmerrit të krijueme enkas për ta.
“Muret e Muzgut”, mbetet ndër të parët libra ku përmes unit të secilit autor, jepen pjesë të asaj bote ku ndryhej, ndrydhej dhe ndyhej shpirti njerzor. Dashnia dhe humanizmi shpaloset si sfidë e hapët ndaj denigrimit dhe degradimit të individit dhe urrejtjes klasore që predikonte me aq zell diktatura…

“Ky libër, poezitë e të atit dhe të birit, janë një dëshmi tejet emocionante e pamposhtmërisë së njeriut dhe të vlerave të tij. Ato janë një mozaik i bukur, tronditës nën baltën e kohës që iku… Ashtu at e bir janë më domethënës më kuptimplotë. Sikur i japin njëri tjetrit plagët, ja ashtu si thëngjinjtë e vatrës që malësorët ia ofrojnë njëri tjetrit për të ndezur… cigaret! Jo, jo poezinë…” Visar Zhiti.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Arkivi Dr. Lazër Radi, Botimet  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook