Mue m’ke – poezi nga Martha Medeiros

Jozef Radi -"Veç mundem me të dashtë, njashtu siç je..." - Përkthime

Jozef Radi -”Veç mundem me të dashtë, njashtu siç je…” – Përkthime

Mue m’ke – poezi*

nga Martha Medeiros

N’se e ndjen me m’kallzue sekretet tua
jam krejt veshë.
N’se andrrat tua s’bahen t’vërteta,
kam me qenë njaty për ty.
N’se ke nevojë m’u mshehë,
ke m’e pasë gjithnji dorën teme.
E n’se qielli bien përmbys mbi ty,
mue m’ke gjithnji mbulesë.
 
Sa herë t’kesh nevojë për nji vend,
ke me pasë nji qoshe te unë, ku të çlodhesh,
N’se dikush ta thyen zemrën,
s’bashku kem’ me përballë gjithçka.
E kur vedin ta ndjesh krejt bosh,
s’ke me qenë asnjiherë vetëm.
N’se humbesh në t’përtejme,
unë kam me t’kërkue,
e kam me t’çue ndër do vende,
n’se ke nevojë me mendue
E kur gjithçka ka me t’u dukë e humbun,
e ti t’kesh nevojë për dikë
ke me m’pasë gjithnji aty.
.
Martha Medeiros (1960)

Martha Medeiros (1960)

Martha Medeiros, lindi në Porto Alegre, 20 gusht të 1961. Ajo asht gazetare dhe poete braziliane, bijë e nji gazetari të njoftun në Brazil, José Bernardo Barreto de Medeiros. U laureue në vitin 1982. Mbasi punon në fushën e gazetarisë, u transferue për nantë muej në Kili, ku edhe nisi me shkrue poezi. Nji poezi e saj e vitit 2000, me titull “Morte Devagar” (Vdes njashtu si pa u ndje) për nji kohë të gjatë qarkulloi gabimisht si e Pablo Neruda. Kjo e bani edhe ma të famshme randsinë e saj si poete!
.
*Me kët poezi të Martha Medeiros (1960) mbyllet libri “Veç mundem me të dashtë, njashtu siç je!”, përkthye prej Jozef Radit, botue nga Shtëpia Botuese “Jozef” 2018

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Përkthime  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook