Mos e ruej njeriun tand… Poezi nga Elinda Marku

Adriano Celentano & Claudia Mori

Adriano Celentano & Claudia Mori

Mos e ruej njeriun tand…

Poezi nga Elinda Marku

 
Tutit,
sime motër ditën Martesës
 
Mos e ruej njeriun tand,
sidomos po qe burri yt
duke i dshmue
aftësitë nuhatse t’hundës tande,
me e akuzue se i vjen era
grashë t’hueja!
Nuk asht ky kujdesi
as xhelozia s’asht kjo…
Asht nji lojë e mbrapshtë që mundet
me ta rritë hundën, po jo shpirtin.
Mos e kqyr me lupë,
sidomos burrin
kur t’kthehet në shpi,
me ia gjetë at fijen e flokut
të grues që ai s’e ka,
e që as e njeh…
Se mundet shpejt që floktë e tu
t’i duken si tela burgu,
e ka me dalë me i kërkue
njato flokë grash që ti ia ke kujtue!
Mos e kthe shpinë në diçka
ma të madhe se duhet të jetë
Burrit tand i mjafton shpirti yt
mjaft të jetë pak ma i gjanë
se çdo shtëpi që mund
ta ndërtonit bashkë.
Mos i trego asnjiherë burrit
sa e tmerrshme je
me ja zbulue voglimat,
tregoji sa e gjanë je
e çka mund t’bash për të.
Mos iu shndërro
në burrë burrit tand
se do ta trembësh edhe djalin.
E nëse s’mund të jeshë gjithnji
grueja e tij, ji ndonjiherë edhe nana.
Se burrat janë fëmijë
që nuk rriten kurrë,
mund ta humbin rrugën
edhe bash para derës!!!
2013
Ndjenje

Ndjenje

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook