back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Mora mandatin Ballit, jo të Bashës – nga Artur Roshi

Gazeta

Kryetari i PBDK - Artur Roshi
Kryetari i PBDK – Artur Roshi

Mora mandatin Ballit, jo të Bashës

nga Artur Roshi

Pse pranova të marr mandatin për në parlament?
Emri im në listat e PD tregon qartë se është pjesë e një marrëveshjeje që erdhi si detyrim për ne si aleatë për të mos garuar në zgjedhje dhe të votohej vetëm sigla e PD, pra de facto mandati që marr është i Ballit Kombëtar Demokrat sepse votat tona në gjithë Shqipërinë bëjnë të paktën dy mandate.
Sot po marr një mandat që të mohuar nga PD në 2017.
Lista e PD përfaqësonte listën e gjithë koalicionit Opozitar dhe si të tillë për “diegien” e mandateve duhet të ishim pyetur nga PD para vendimit.
Kjo gjë nuk ndodhi as për etikë.
Kështu kemi një vendim thjesht të PD, i cili nuk shtrin efektin e tij tek unë që nuk jam anëtar i saj.
Megjithatë pavarësisht se isha skeptik për vendimin e saj, e përkraha si gjest politik që të jepte efekt duke vepruar mbi sedrën e kryeminitrit për t’u tërhequr.
Efekti ishte zero mbi Ramën si njeri që pushtetin nuk e ndërron me asgjë morale. Pra kalkulimet politike të këtij akti janë bërë keq.
Sot edhe vetë vendimmarrësit, PD-ja pranojnë se ishte një veprim i gabuar, i fortë dhe kundër parimeve të demokracisë Euro-Atlantike.
Lind pyetja pse marrja e mandatit konsiderohet tradhëti dhe jo një korigjim i gabimit emocional e lajthitës të PD?
Kush është ndryshimi tek unë, dje Opozitar jashtë parlamentit dhe sot po Opozitar në parlament.
Nuk ka sens logjika se Opozita jashtë Parlamentit do ta rrëzojë Ramën, ndërsa Opozita në Parlament bashkpunon me Ramën.
Opozitat janë Opozita pavarësisht rrugëve të ndjekura dhe fuqisë së tyre.
Dje ishte në Parlament Opozita që është sot jashtë.
A ishte ajo bashkpunëtore e Ramës? Me logjikën e vetë PD, Po.
Si ndyshoi brenda një dite nga bashkëpunëtore në të kundërtën e saj?
Shigjeta e të drejtës Opozitare shkon nga shkon PD?
Kush e cakton statusin e Opozitarit: PD-ja?
Opozita nuk është tapi e më të fortit.
.
Artur Roshi - në Konferencë
Artur Roshi – në Konferencë
Në gjithë këto vite, PD-ja është një Parti Opozitare parciale e Partisë Socialiste thjesht për pushtetin dhe jo Opozitare e filozofisë së majtë mbi të cilën qeveris ajo.
Kjo dukej dje dhe sot, sepse PD-ja asnjëherë nuk vlerësoi dhe të tregonte mirënjohje për votat që merr nga ish të përndjekurit politikë, ish-pronarët, të cilët kanë treguar devotshmëri për të.
Unë vetë kam sakrifikuar për PD, kujtoj “çështjen e të ndjerit Hakile Rama”, dhe kam marrë prej saj shijen bajate të mosmirënjohjes.
PD që prej dy vjetësh ka organizuar tryeza të koalicionit Opozitar vetëm me partitë parlamentare duke shpërfillur ne jo-parlamentarët besnikë.
Edhe mbas “diegies” së mandateve që ishim të gjithë jo-parlamentarë sërish ne aleatët tradicionalë besnikë na la jashtë tryezave të saj.
Unë pjesëmarrës në çdo protestë, por u ndjeva i fyer kur Basha lexoi emrat e çdo partie me përjashtim tonin si aleatë besnikë.
Pra PD ka përçmuar besimin tonë ndaj vetes së saj.
Përtej çdo raporti politik apo personal, vendimi im për marrjen e mandatit nuk është as cinik, as meskin dhe as kapriços, por një veprim i matur nën sytë e Optimistit të Çërçill-it, që në çdo rrezik shikon një mundësi.
Ky vendim tenton të ruajmë egzistencën tonë politike, ngaqë besnikëria jonë e egzagjeruar ndaj PD po na çonte drejt asgjësimit duke na shpërfillur në raport me aleatët e tjerë të saj.
Ky vendim tenton në forcimin e linjës tonë politike dhe krijimin e një produkti politik mbi filozofinë Konservatore Moderne Europiane që predikojmë si vazhdimësi e Mid’hat Frashërit.
Ky vendim tenton në kontributin për instalimin në kodin zgjedhor të votës së lirë, si themeli i një sistemi demokracie të vërtetë në fillim dhe si mekanizëm kontrolli i këtij sistemi në vazhdimësi.
Ky vendim hap derën e një taktike politike që i shërben Partisë që drejtoj, për të tërhequr vëmëndjen dhe për të rritur komunikimin me publikun, e cila është në të njëjtën dinamikë me protestën dhe rekomanimet e ndërkombëtarëve.
Futja ne parlament korigjon vendimin që tashmë duket i dështuar i Opozitës dhe kjo është një detyrë dhe bonses për të maximalizuar energjitë Opozitare në kushte të tjera.
Ne nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën mëndje që bëri diktaturën, të bëjmë edhe demokracinë.
Ky është problemi real i politikës sonë sot.
Sipas PD: PS është përsëmbari vetëm se ja prish kryetari.
Pra, u zgjidhka problemi nëse ikën vetëm kryetari?Unë them jo, dhe duhet të iki nga pushteti kryetari së bashku me PS, sepse filozofia e tyre Marksiste prodhon me shumicë dhe në seri kryetarë po si ky, ndaj duhet të jemi kundër sistemit që ka ngritur e majta.
Unë do jem ndër ata që do mundohem të krijoj kohezion me opozitarizmin brenda parlamentit me atë jashtë.
Qëndrimi im do jetë në vazhdimësi e qëndrimeve që kam patur, derëhapur ndaj bashkëpunimit me PD dhe anti-komunist, anti-Ramë, anti-PS sa të kem fuqi.
Unë besoj në intuitën time politike, prandaj them se në kohën që logjika do zëvendësojë emocionin politik të momentit, Opozita brënda Parlamentit dhe ajo jashtë Parlamentit do kenë një rezultante që do godasë përfundimisht hierarkinë e sistemit të mjerimit të formësuar nga kjo qeveri e majtë.
Meqënese “e drejta”, si koncept që nuk është pronë e askujt, dhe as privilegj i të fortëve, as e Golisë dhe as e Davidit, dhe meqë e njoh natyrën e saj dinamike pranoj që ndoshta dëshpërimi dhe humbja e besimit tek PD, pamundësia ime për të mos injoruar mosmirënjohjen e saj ka ndikuar në gjykimin tim.
Megjithate siç tha Krishti: “Ai që s’ka asnjë mëkat le ta hedh gurin i pari…”
.
Artur Roshi në shoqëri të Lulzim Bashës
Artur Roshi në shoqëri të Lulzim Bashës
Marrë nga Gazeta online “Minerva”, 19 prill 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.