back to top
22.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Mllefi i historisë – Elona Caslli & Boualem Sansal

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli

Mllefi i historisë – Elona Caslli & Boualem Sansal

“…Si dielli që nxjerr jashtë tepricën e energjisë
me shpёrthime sporadike dhe fantastike,
edhe historia hera-herë nxjerr jashtё mllefin
që njerëzimi ka grumbulluar brenda vetes
dhe kjo erë përvëluese fshin gjithçka që gjen pёrpara…”
Boualem Sansal
.
Shkrimtari Boualem Sansal
Shkrimtari Boualem Sansal
Njё mbrëmje me Boulaem Sansal,
në emër të pyetjes më të lashtë,
më universale dhe njëkohësisht më aktuale:
“A jemi ne përgjegjës për krimet e etërve, vëllezërve dhe fëmijëve tanë?!”
.
Boualem Sansal - “E fshehta e muxhahedinit gjerman”
Boualem Sansal – “E fshehta e muxhahedinit gjerman”
Elona Caslli: Boualem, në emër të të gjithë viktimave të Aushvicit dhe gjestit të dashurisë që Rasheli ka kryer për ta (ky personazh i vërtetë, duke qenë se romani bazohet në një histori të vërtetë) do të doja ta mirëkuptoje dëshirën time, për ta filluar këtë bisedë me poezinë që Rasheli shkroi i frymëzuar nga poezia e Primo Levit: Nëse është njeri…
 
Boualem Sansal: Më erdhi mirë që nuk e quajte vetëvrasje, por një gjest dashurie…
 
Elona Caslli: Vargjet e Rashelit:
Fëmijët nuk e dinë,/ Jetojnë, luajnë, dashurohen
Dhe kur e shkuara vjen tek ata/ Me dramat që trashëgojnë nga prindërit,
Gjenden para pyetjeve të çuditshme/ Heshtjeve të akullta dhe hijeve pa emër.
Shtëpia ime u shemb dhe dhimbja më dërrmon./ Dhe nuk e di pse im atë/ nuk më tha gjë…
Çfarë do të thotë të zbulosh papritur se babai yt është një xhelat? Të zbulosh se në ndërgjegjen e babait tënd flenë mijëra kufoma të pafajshme? Çfarë do të thotë?
 
Boualem Sansal: Xhelati ka justifikimet e tij, mbrohet pas një ligjërate, mund të mohojë, mund të krekoset, të marrë përsipër krimin e bërë për shkak të detyrës dhe të shkojë kryelartë në trekëmbësh, mund të fshihet pas urdhrave, t’ia mbathë, të ndryshojë identitet, të nxjerrë justifikime të reja, të ndreqet, mund të bëjë gjithçka…
 
Elona Caslli:Do të të bëj të njëjtën pyetje, duke përdorur rasën gjinore të shqipes që tregon përkatësi. Çfarë do të thotë të zbulosh papritur se je biri i një xhelati?
 
Boualem Sansal: Tё jeshё djalë i njё xhelati është më keq se të kesh qenё vetë xhelat. Do të thotë që pasi të kesh rrëmuar në sëndukun e Xhelatit dhe të kesh numëruar viktimat e tij, në garazhin e vilës tënde pas shumë vitesh, të shkruash mbi faqen e ditarit tënd…
Im atë nuk ka vrarë një njeri, ka vrarë dy, pastaj njëqind, pastaj mijëra dhe dhjetra mijëra dhe mund të kishte vrarë miliona. Në orën e llogarisë, në orën e zgjimit zgjodhi t’u kthente shpinën viktimave dhe t’ia mbathte. Njëlloj sikur t’i vriste për të dytën herë. Kjo është e llahtarshme. Pastaj, me ndërgjegje, bëri gabimin e dytë që la trashigimtarë, duke e ditur se, herët a vonë, e vërteta do të dilte në sipërfaqe dhe se fëmijët e tij do të hiqnin picirin.
Për babain dhe viktimat e tij unë do të paguaj se s’bën. Kjo është vetëm drejtësi. Për mua Zoti mos të shqetësohet, nuk pres gjë prej tij. Kërkoj viktimat të na falin, kjo ka rëndësi.
Vdekja ime nuk rregullon asgjë; është gjest dashurie.
.
Një heshtje midis ulërimës...
Një heshtje midis ulërimës…
Post scriptum: Lidhur me intervistën me Boualem Sansal, për të cilën shumë më kanë shkruar nё inbox, doja të nënvizoja faktin se është intervistë imagjinare.
S’e kam takuar kurrë Boualem Sansal. Kjo intervistë imagjinare, lindi krejt natyrshëm tek unë pasi lexova librin e këtij shkrimtari “E fshehta e Muxhahedinit gjerman” shumë kohë më parë. Dhe në emër të dashamirësisë dhe vëmendjes që shfaqni në mesazhet tuaja, më duhet të jem e sinqertë deri në fund, duke ju kthjelluar faktin se unë nuk jam gazetare dhe nuk kam asnjë lidhje me botën e medias.
Jam thjesht një qytetare, së cilës i vjen më natyrshëm procesi i të shkruarit, se ai i të folurit.
p.s. Në pamundësi të një përqafimi të vërtetë, ju dërgoj një përqafim dhe një falenderim të shkruar. E vlerësoj mendimin tuaj, sikundër ndihem e vlerësuar prej tij.
Sinqerisht Elona
 
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.