Mjaft e falënderove Skllavërinë Imagjinare! – nga Elona Caslli

Turma e bindur

Turma e bindur

Mjaft e falënderove Skllavërinë Imagjinare!

nga Elona Caslli

Na falënderon?! Për çfarë?!
Se nuk u vumë në radhë si bagëtia për të ndjekur marrëzinë tënde?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se u bashkuam të gjithë për të të dhënë përgjigjen e duhur?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se nuk ia dole dot të plotësoje tekën e radhës mbi kurrizin e popullit tënd?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se dënuam kopenë e pseudointelektualëve, të pseudoartistëve, të pseudogazetarëve, të pseudosocialistëve që mbështetën Gjallesën në Krye të Bashkisë që nuk di shkrim e këndim?
Na falenderon?! Për çfarë?!
Se duruam arrogancën tënde të pashembullt që fyen dhe shan këdo që proteston kundër Diktatit tënd, i cili synon të na diktojë edhe frymëmarrjen?!
Na falenderon?! Për çfarë?!
Se dëgjuam dhe pamë orgjinë e krimit zgjedhor?!
Na falenderon?! Për çfarë?!
Për çfarë na falenderon?!
Nuk jemi skllevërit e tu! Jemi qytetarët e tu!
Qytetarët e tu janë më të shumtë në numër se skllevërit e tu!
Ndaj, mjaft e falenderove skllavërinë imagjinare! Ajo nuk është kurrkund.
Ajo gjendet vetëm në ëndrrat e tua!
.
Falenderim...

Falenderim…

Post Scriptum – Pushteti i pakufizuar nuk është më i vetmi ligj!
.
Marrë nga muri i Fb i Elona Casllit, me 1 korrik 2019
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Hapësirë Debati  Etiketat: , ,
Një përgjigje
  1. Jozef Radi Tha:

    Elona Caslli është prej atyre personazheve që magjinë shpirtërore e ka të fshehur nën droje… Por guximi dhe integriteti i saj moral dhe intelektual, e kapërcen atë çka ne dëshirojmë të themi për të dhe atë çka ajo meriton prej këmbënguljes së saj… Nëse i gjeni ndonjë fill të trishtë kur të ndesheni me të është thjesht që brenda saj është në ngjizje stuhia… ashtu si ky shkrim e shumë punë të saja që janë…
    Të qafoj fort Elonë, përmes këtyre pak rreshtave… (testate shoqeruese)

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook