back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve, krenari për gjithë shqiptarët – nga Aleks Martin Kapllaj

Gazeta

Mjekë dhe Infermerë shqiptarë, në Itali për Covid 19
Mjekë dhe Infermerë shqiptarë, në Itali për Covid 19

Misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve,

krenari për gjithë shqiptarët|

nga Aleks Martin Kapllaj

Ky shkrim i Aleks Kapllajt ka mjaft pozitivitet edhe pse e ka anashkaluar me kujdes idenë e propagandës politike… Unë besoj, se të ndihmon ai që i zgjidh më së pari hallet në shtëpi të vet dhe lufton me zgjidhë edhe ndonji hall të komshisë… Se dalim te ajo shprehja aq e përdorur nder ne: “I keqi i vetes e i miri i dynjasë…!!
Si i argasur me mashtrimet politike… sensin e dyshimit e kam më të mprehte se sensi e entuziazmit… Prandaj them se pikëpamjen politike ky është një sukses i propagandës, e sidomos në një kohë të vështirë kur Italia në krizë të thellë, u ndje tejet e braktisur nga Europa, ku ajo është ndër themeltaret e saj… Kështu që këta 30 mjekë e infermierë shqiptarë i pashë së pari si solidaritet human… po edhe si cinizëm i nji propagande politike, në kushtet kur institucionet ndërkombëtare, i pushton apatia për të mos thënë më shumë!
jozef radi, 30 mars 2020
.
Mjekë dhe Infermerë shqiptarë, në Itali për Covid 19
Mjekë dhe Infermerë shqiptarë, në Itali për Covid 19
Shumë mirë dhe largpamës, dërgimi i personelit mjekësor në Itali, por tani qeveria shqiptare për përballimin e emergjencës në vendin tonë, të kërkojë menjëherë ndihmë nga qeveria kineze, që të na dërgojë disa mjekë dhe ekspertë të saj, që të na ndihmojnë në menaxhimin e situatës në vendin tonë, derisa nuk ka shpërthyer komplet në të gjithë vendin, meqënëse jemi akoma në fillim, ashtu siç kanë bërë edhe shumë shtete të tjera evropiane.
Misioni i ndihmës mjekësore të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, në luftë kundër koronavirusit, ka patur një jehonë dhe pritje entuziaste nga shumë personalitete të politikës qeverisëse dhe opozitare, por sidomos nga mediat dhe qytetarët italianë që u befasuan nga ky gjest humanitar nga një vend i vogël dhe i varfër si Shqipëria.
Në frontin kundër virusit kanë ardhur edhe mjekë dhe specialistë të mjekësisë nga shtetet si Rusia, Kuba, Kina dhe Polonia, por mjekëve dhe infermierëve shqiptarë iu rezervua një pritje e veçantë dhe e privilegjuar, ku ministra të shumtë si Di Maio e Boccia, por edhe personalitete të pushtetit lokal, edhe pse të impenjuar me organizimin dhe menagjimim e emergjencës shendetsore, siç është governatori i Lombardisë, Atilio Fontana dhe asesorët e shëndetësisë, priten në aeroport personelin mjekësor shqiptarë.
Mirënjohja dhe falenderimet për ndihmën e Shqipërisë për Italinë në këto momente të vështira janë shprehur nga liderët dhe deputët si të pozitës ashtu edhe të opozitës, si Salvini e shumë deputet të tyre e përfaqësues lokal në të gjithë Italinë. Të gjitha lajmet dhe programet televizive, kanë falenderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë që kanë shkuar në Itali në këto ditë të vështira, për të fituar këtë luftë aty ku armiku është më i fortë.
Lufta dhe fitorja kundër virusit është luftë dhe fitore e njerëzimit. Misioni i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ka bërë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtarë, duke na nderuar me shembullin dhe mësimin që u dha edhe vendeve të tjera europiane, më të fuqishëm ekonomikisht e financiarish, që nuk dërguan asnjë ndihmë mjekësore Italisë, por i kthyen shpinën duke përfituar në mënyrë spekulative dhe duke e konsideruar si shkakun e përhapjes së virusit në Evropë.
Virusi kishte muaj që kishte hyrë në Europë dhe kur Kina dha lajmin se në vendin e tyre kishte shpërthyer një epidemi, që mund të shndërrohej në pandemi ashtu, siç edhe u shndërrua më vonë, virusi kishte hyrë tashmë në Europë dhe po përhapej kudo pa asnjë rezistencë.
Aspekti tjetër pozitiv i misionit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, është marrja eksperiencës gjatë këtij muaji, që do të kenë mundësi për ta përdorur në vendin tonë, nëse do të ishte e nevojshme. Edhe gjatë këtyre ditëve të misionit të tyre ata do të kenë mundësi të sjellin eksperiencën e evitimit të gabimeve që kanë bërë italianët në fillim, në mbrojtjen e personelit shëndetsor dhe të rëndësisë jetike të gjurmimit të virusit duke bërë sa më shumë teste edhe atyre që nuk kanë shenja klinike, krahas izolimit të qytetarëve, që është një nga masat më efikase dhe me kosto të ulët, si nga ana shëndetsore dhe ekonomike, por përherë me masat ndihmëse për qytetarët që janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur.
.
Marre https://gazetamapo.al/misioni-i-30-mjekeve-dhe-infermiereve-krenari-per-te-gjithe-shqiptaret
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.