Miratohet Restaurimi i Banesës së At Gjergj Fishtës

Shtëpia e Lindjes së Fishtës

Shtëpia e Lindjes së Fishtës

Miratohet Restaurimi i Banesës së At Gjergj Fishtës

Më në fund, mbrriti lajmi i shumëpritur nga unë dhe të gjithë atdhetarët shqiptare, por sidomos nga adhuruesit e të Madhit At Gjergj Fishta.
 
Falë ndërhyrjes së Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ka miratuar projektin për “Restaurimin e Banesës së At Gjergj Fishtës…”
.
Akti i Restaurimit të banesës së Fishtës

Akti i Restaurimit të banesës së Fishtës

Bëhet fjalë për projektin e konceptuar nga ana ime dhe realizuar nga Arkitekt Projektues, Dodë Zhuba, në fillim të këtij viti dhe në kuadrin e “Projektit 100 Fshatrat”. Më pas projekti është konsultuar dhe adaptuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, duke dalë në variantin final që është miratuar nga K.K.R. me dt. 18.09.2019 me Vendim Nr. 303.
Së shpejti, do të marrë zgjidhje edhe problematika e pronësisë mbi “Truallin e Kullës ku ka lindur At Gjergj Fishta”, sepse aty do të ndërtohet një objekt shumë dinjitoz.
Respekt dhe mirënjohje pa fund.
.
Akti i Restaurimit të banesës së Fishtës

Akti i Restaurimit të banesës së Fishtës

.

Marrë nga muri i Fb i Paulin Z. Zefi, 23 tetor 2019
.
 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook